11 C
Zurich
Monday, February 23, 2026
spot_img
spot_img

POSTIMET E FUNDIT

Albin Kurti konfirmon vizitën në Prekaz: Qëndrova në kullën e Jasharëve, u takova me Rifat Jashari

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka konfirmuar se mbrëmjen e kaluar ka qëndruar në kullën e familjes Jashari në Prekaz, ku është takuar me Rifat Jashari.

Deklaratën ai e bëri para gazetarëve pas takimit me kryetarin e Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, duke theksuar se vizita ishte lënë më herët në marrëveshje mes tyre.

“Po kam qenë mbrëmë tek baca Rifat. Kur u takuam për festimet e përvjetorit të 18-të të pavarësisë, besuam që do të kemi mundësi të qëndrojmë pak bashkë e të rrimë, sepse nuk jemi parë kaherë. E kishim lënë që të takohemi dhe shkuam atje,” u shpreh Kurti.

Sipas tij, gjatë qëndrimit në kullën e Jasharëve janë diskutuar zhvillimet e fundit politike dhe çështje të tjera me rëndësi për vendin. Megjithatë, ai theksoi se zgjidhja për situatën aktuale politike duhet të gjendet mes tri subjekteve kryesore politike në vend.

Vizita e kryeministrit në Prekaz vjen në një moment të ndjeshëm politik, kur partitë parlamentare janë në përpjekje për të arritur konsensus rreth çështjeve të rëndësishme institucionale., transmeton rtk.

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB