Nga Dahest LUMA, Shkup
Një gotë ujë e pimë në Prishtinë, në ambientet e Spitalit Lindja – aty ku profesionalizmi takohet me humanizmin. Pacienti i ka kushtet super të mira si në një spital të Zvicër apo në shtete të tjera evropiane.

I themeluar në vitin 1996, Spitali Lindja ka trajtuar mbi 300,000 pacientë dhe sot numëron mbi 150 profesionistë të përkushtuar në spital. Ai renditet ndër klinikat më të njohura jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon, falë punës së palodhshme dhe standardeve të larta mjekësore.

Nën drejtimin e të njohurit Dr. specialist Dergut Aliu, me mbi 40 vite përvojë, ky institucion vazhdon të jetë simbol i besimit dhe përkushtimit. Dyert e spitalit janë të hapura me plot zemër, sepse përveç profesionalizmit, aty ndjehet edhe zemra e pastër e drejtuesve dhe stafit.

Spitalin Lindja e vizitoi Presidenti i Instituti Shkencor Helvetik i Evropës Juglindore me qendër në Zvicër, PhD Dashnim Hebibi, njëherit drejtues i qendrës mediale helveticALforum, i shoqëruar nga z. Rafet Ademi, pjesë e bordit të institutit dhe veprimtar i njohur në diasporë dhe më gjerë.

Mysafirët u mirëpritën nga Dr. Dergut Aliu, me të cilin bashkëbiseduan për tema të ndryshme që kanë të bëjnë me shëndetin, zhvillimin e shërbimeve mjekësore, bashkëpunimin me diasporën dhe rolin e institucioneve shëndetësore në forcimin e besimit të qytetarëve.

Spitali mirëpret edhe pacientë nga diaspora jonë, të cilët largohen shumë të kënaqur me shërbimin dhe përkujdesjen e ofruar. Së shpejti do të sjellim një reportazh të veçantë për këtë institucion që ka fituar besimin e mijëra familjeve, brenda dhe jashtë vendit.
📍 Adresa: Mehmed Gjevori, Prishtina 10000
📞 Tel: +383 49 999 923
📧 Email: info@spitalilindja.com




