7.1 C
Zurich
Friday, February 20, 2026
spot_img
spot_img

POSTIMET E FUNDIT

Në Kuvendin e Kosovës është miratuar buxheti i vendit për vitin 2026 edhe në lexim të dytë

Në Kuvendin e Kosovës është miratuar buxheti i vendit për vitin 2026 edhe në lexim të dytë.

Projektligji nr. 10/L-001 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026 u miratuar me 62 për, 36 kundër, asnjë abstenim, raporton Telegrafi.

“Me 62 vota për, 36 kundër dhe asnjë abstenim Kuvendi miratoi Ligjin nr. 10/L-001 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026. Falënderoj të gjithë deputetë për kontributin e dhënë”, tha kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu. Ky buxhet e përmban edhe pagën e 13-të për punëtorët e sektorit publik që paguhen nga buxheti, pagë e cila do t’u paguhet sa po të hyjë në fuqi Ligji i Buxhetit, kishte deklaruar Kurti ditë më parë gjatë mbledhjes së Qeverisë.

Buxheti 2026, sipas kryeministrit Albin Kurti përmban edhe rritjen e shtesës për përvojën e punës nga 0.25 % në 0.50 %, për 15 vitet e para. Po ashtu, gjatë kësaj jave, komisionet parlamentare kanë votuar edhe disa Projektligje, që janë përfshirë në Ndarjet Buxhetore për këtë vit.

Në këto ndarje janë përfshirë sektor si ai i shëndetësisë, sigurisë, arsimit dhe buxhetet komunale./TEL

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB