BallinaFoto LajmKryetari i New Yorkut për Ramazanin: Ky është muaji im i preferuar

Kryetari i New Yorkut për Ramazanin: Ky është muaji im i preferuar

-

Arritja e Ramazanit në New York këtë vit u shënua me mesazhe të forta për bashkësinë dhe për rinovimin shpirtëror, ndërsa kryetari i qytetit, Zohran Mamdani, i uroi myslimanët dhe shprehu gëzim për takimet me besimtarët.

Mamdanin e pyetën si ndihej në ditën e parë të agjërimit, dhe ai, me shaka, u përgjigj se “aktualisht ndihem mjaft i etur”, duke shtuar se Ramazani është muaji i tij i preferuar gjatë vitit.

Lideri i qytetit njujorkez u tha gazetarëve se ky muaj shpesh përkthehet thjesht si periudhë kur nuk hahet dhe nuk pihet nga lindja deri në perëndim të diellit, por kështu humbet mundësia për reflektim personal, shkruan newyorktimes.

Ai gjithashtu shtoi se mezi pret të takohet me myslimanët në të gjithë qytetin gjatë iftareve dhe përmes projekteve vullnetare që janë pjesë e parimeve të Ramazanit.

“Qoftë duke u zgjuar herët për syfyr para se të shkojnë në punë, ose duke punuar në turne nate dhe duke bërë një ndalesë të shkurtër për të thyer agjërimin me hurma, gëzohem që takohem me ta”, tha Mamdani.Instituti për Politikë Sociale dhe Kuptim bëri të ditur se më shumë se 20 për qind e myslimanëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës jetojnë në New York, transmeton abcnews.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Kryetari Haliti priti në takim studentë nga Universiteti Justus Liebig-Gissen

0
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në takim një grup studentësh nga Universiteti Justus Liebig-Giessen i Gjermanisë të kryesuar nga...