1.6 C
Zurich
Thursday, February 19, 2026
spot_img
spot_img

Rama publikon pjesë nga fjalimi i Thaçit në Hagë: Liria ka emër

EKSKLUZIVE

Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot pjesë nga fjalimi i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në Gjykatën e Hagës, ku ai dha argumentet e fundit mbrojtëse së bashku me tre ish-krerët e tjerë të UÇK-së. Postimin, Rama e shoqëroi me shkrimin: “Liria ka emër”.

Në fjalën e tij, Thaçi kujtoi 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës dhe u shpreh i bindur për pafajësinë e tij.

“Dje në Kosovë u shënua 18-vjetori i Pavarësisë së Republikës së Kosovës. Dëshiroj që sot, nga kjo sallë, të përcjellë urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve të Kosovës për këtë festë madhështore. Është vetëm një e vërtetë që akuzat nuk qëndrojnë. Unë jam plotësisht i pafajshëm. Por e kam thënë dhe e them sërish, me bindje të plotë: unë bashkëndjej dhe shpreh keqardhje për të gjitha viktimat që kanë pësuar në Kosovë, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre etnike”, tha ai.

- Reklama -

Thaçi theksoi se mbështetja e tij për themelimin e Gjykatës Speciale ishte një vendim i marrë me bindjen se nuk do të kriminalizonte luftën për liri.

“Uroj sinqerisht që koha të dëshmojë që unë kisha të drejtë e kritikët e kishin gabim”, shtoi ai, duke e cilësuar akuzën për “ndërmarrje të përbashkët kriminale” si një “stuhi të zezë” mbi Kosovën.

“Është e rëndë ta dëgjosh këtë akuzë, veçanërisht kur gjatë luftës unë nuk e dija nëse do të isha gjallë nga ora në orë e nga dita në ditë. Unë nuk isha i sigurt nëse do ta shihja familjen time, gruan time dhe djalin e porsalindur, lere më të ëndërroja të ushtroja kontroll në Kosovë, në Kosovën e pushtuar plotësisht për rreth 90 vite, por Kosova ishte më e rëndësishme se fati im personal. Unë jam kritikuar  dhe kritikohen në Kosovë se përse e mbështeta themelimin e kësaj gjykate. Kritikët thonë se kjo gjykatë synon kriminalizimin e luftës sonë për liri dhe idenë e pavarësisë. Këtë nuk e kam besuar në atë kohë kur e votuam, dhe uroj sinqerisht që koha të dëshmojë që unë kisha të drejtë e kritikët e kishin gabim. Kjo prokurori, në vend që të heq renë e zezë Kosovës, kërkon tja zë diellin me një stuhi të zezë të ashtuquajturën ‘ndërmarrje e përbashkët kriminale’”, tha ai.

- Advertisement -

Ky fjalim vjen në ditën e fundit të deklaratave përmbyllëse në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, transmeton rtsh.

- Reklama -
- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

- Reklama -spot_img

Të ngjashme