5 C
Zurich
Tuesday, February 17, 2026
spot_img
spot_img

Berisha: Shqipëria ka përqindjen më të lartë se vendet e BE për numrin e të paraburgosurve

EKSKLUZIVE

Kryedemokrati Sali Berisha deklaroi se Shqipëria regjistron shifrat më të larta edhe se vetë vendet e Bashkimit Evropian përsa i përket numrit të të paraburgosurve. Ai theksoi se shkaku themelor, lidhet me mungesën e proceseve gjyqësore.

“Shqipëria ka përqindjen e të paraburgosurve 500% më të lartë se vendet e BE. Kjo është një dhunim i lirive dhe të drejtave të njeriut. Shkaku më themelor i kësaj përqindje qëndron në mungesën e procesit ligjor për qytetarët shqiptarë”, deklaroi Berisha.

Ky i fundit shtoi se çdo gjykatës ka mesatarisht 1230 vendime të pazbardhura, duke e konsideruar këtë situatë si katastrofike.

- Reklama -

“Para 2 muajve, në parlament u raportua nga qeveritarët e drejtësisë se çdo gjykatës ka mesatarisht 1230 vendime të pazbardhura.

Tjetri është në qeli, rri atje, vendimi rri në sirtarë dhe s’mund të apelojë. Sepse çdo gjykatës ka personalisht 1 mijë vendime të pazbardhura

Kjo është situata më katastrofale. S’ka komb dhe vend tjetër në botë që të ketë diçka të tillë”, tha ai, transmeton rtk.

- Reklama -
- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

- Reklama -spot_img

Të ngjashme