5 C
Zurich
Tuesday, February 17, 2026
spot_img
spot_img

Macron dhe Matarella letër Osmanit, urojnë Kosovën për 18-vjetorin e Pavarësisë

EKSKLUZIVE

Franca dhe Italia kanë uruar Kosovën me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë. Presidenca e Kosovës deklaroi se presidentja Vjosa Osmani ka marrë letër urimi nga presidenti francez, Emmanuel Macron dhe ai italian, Sergio Mattarella.

Më herët, një letër urimi Osmani e mori edhe nga Mbreti Charles III i Mbretërisë së Bashkuar.

“Presidentja Osmani pranon letra urimi nga Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, L.T. Charles III, Presidenti i Francës, Emmanuel Macron dhe Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella, për Ditën e Pavarësisë së Kosovës. Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në vazhdën e letrave të shumta të urimit nga liderë botërorë me rastin e përvjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, ka pranuar mesazhe urimi edhe nga Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, L.T. Charles III, Presidenti i Republikës Franceze, Emmanuel Macron dhe Presidenti i Republikës Italiane, Sergio Mattarella.

- Reklama -

Në letrat e tyre, liderët kanë përcjellë urimet më të përzemërta për Presidenten Osmani dhe qytetarët e Republikës së Kosovës, duke theksuar përkushtimin për forcimin e mëtejmë të marrëdhënieve dypalëshe, mbështetjen për integrimin euroatlantik të Kosovës, si dhe për paqen, stabilitetin dhe prosperitetin në rajon dhe më gjerë. Thank you!”, thuhet në njoftimin e Presidencës së Kosovës, transmeton oranews.

- Reklama -
- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

- Reklama -spot_img

Të ngjashme