Aktori i merituar, Prof.Adem Kicaj, që jeton dhe vepron në Zvicër, pas disa takimeve që i realizoi në Zvicër së bashku me grupin inicues të Projektit për Moisiun e që jeni të informuar nga platforma jonë mediale me të parin e komunës së Morcotes e stafin e tij dhe me tre Ambasadat në Zvicër, ate të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë Veriore, ai dje shkoi në Kosovë për ta takuar skulptorin dhe për të biseduar në lidhje me projektin e nisur për ta jetësuar Aleksandër Moisiun në Zvicër.
Dje, me datë 14.11.2024, fillimisht u takua me atdhetarin, Shpejtim Pasjaqa i cili është përgjegjës i IFTP për Kosovë ( Internacional Film Teatër dhe Produksion me qendër në Zvicër). Gjatë ditëve në vazhdim, do të ketë edhe disa takime të tjera shumë të rëndësishme dhe do të përcjell përshëndetjet e ekipit të tij dhe të të gjithë artëdashësve dhe bashkatdhetarëve tanë. Por, fillimisht ndaloi te rruga me emrin e aktorit të madh Moisiu, duke treguar, se Suhareka e ka nderuar që moti dhe e ka në zemër Moisiun. Për këtë është krenar me punën që ka bërë kryetari i komunës dhe gjithë banorët e Suharekës me rrethinë. Ai na dërgoi edhe foto enkas për portalin tonë nga Suhareka.
helveticALforum.ch