7.5 C
Zurich
Friday, February 13, 2026
spot_img
spot_img

Shqipëria, Kroacia dhe Kosova thellojnë koordinimin në siguri dhe mbrojtje, takim trepalësh në Mynih

Duhet ti lexosh

Takimi i radhës trepalësh midis Shqipëria, Kroacia dhe Kosova u zhvillua në Mynih, duke konfirmuar vijimësinë e dialogut strategjik dhe koordinimit në fushën e sigurisë, në një kohë kur mjedisi evropian dhe rajonal përballet me sfida të reja.

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu, u takua me homologun kroat Ivan Anušić dhe me ministrin e Mbrojtjes të Kosovës, Ejup Maqedonci, për të diskutuar mbi forcimin e bashkëpunimit trepalësh në fushën e mbrojtjes.

Sipas njoftimit, diskutimet u fokusuan në thellimin e bashkëpunimit për mbrojtjen e përbashkët, rritjen e ndërveprueshmërisë së forcave të armatosura, zhvillimin e industrisë ushtarake dhe ndërtimin e kapaciteteve të qëndrueshme mbrojtëse.

- Reklama -

Takimi rikonfirmoi vullnetin politik të tre vendeve për të vepruar si faktorë stabiliteti në rajon, për të forcuar sigurinë kolektive dhe për të kontribuar në arkitekturën euroatlantike të sigurisë përmes partneriteteve konkrete dhe rezultateve të matshme, transmeton rtsh.

- Reklama -
- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

- Reklama -spot_img

Të ngjashme