BallinaDiasporaDiaspora në fokus: Ahmeti vazhdon mandatin në MPJD

Diaspora në fokus: Ahmeti vazhdon mandatin në MPJD

-

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Kreshnik Ahmeti në pozitën e zëvendësministrit të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, duke i besuar sërish një rol kyç në diplomacinë e vendit.

Ahmeti e ka ushtruar këtë detyrë edhe gjatë mandatit të kaluar, çka shënon vazhdimësi në përfaqësimin dhe avancimin e politikave të jashtme të Kosovës. Emërimi i tij konsiderohet si një hap drejt forcimit të mëtejmë të angazhimit diplomatik dhe thellimit të bashkëpunimit ndërkombëtar.

Në njoftimin e bërë nga Zyra e Kryeministrit thuhet se Kurti e ka uruar Ahmetin për detyrën e re, duke i dëshiruar suksese në përmbushjen e përgjegjësive dhe objektivave institucionale.

Gjatë së njëjtës ditë, kryeministri Kurti ka emëruar edhe Daulina Osmani në pozitën e zëvendësministres së Sportit dhe Rinisë, si dhe Zef Morina në pozitën e zëvendësministrit të Infrastrukturës dhe Transportit.

Këto emërime vijnë në kuadër të ristrukturimit dhe plotësimit të kabinetit qeveritar, me synim rritjen e efikasitetit institucional dhe avancimin e agjendës qeveritare në sektorë të ndryshëm, transmeton rtk.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Rezistenca antimikrobike alarmon Evropën, 35 mijë vdekje çdo vit në BE

0
Përdorimi i tepruar dhe i papërshtatshëm i antibiotikëve po përshpejton përhapjen e baktereve rezistente, duke e kthyer rezistencën antimikrobike në një nga kërcënimet më...