7.5 C
Zurich
Friday, February 13, 2026
spot_img
spot_img

Vjosa Osmani: 1.1 Miliardë Euro Investime për Kosovën Pas Miratimit të Pesë Marrëveshjeve

Duhet ti lexosh

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përgëzuar deputetët e Kuvendi i Kosovës për miratimin e pesë marrëveshjeve ndërkombëtare, të cilat pritet t’i hapin rrugë rreth 1.1 miliardë euro investime dhe grante për vendin.

Përmes një postimi në Facebook, Osmani theksoi se këto marrëveshje përbëjnë një hap të rëndësishëm drejt zhvillimit ekonomik dhe forcimit të sektorëve kyç në vend. Sipas saj, fondet e siguruara do të përkthehen në më shumë mundësi për të rinjtë, mbështetje për familjet dhe investime të reja për bizneset vendore.

“Këto marrëveshje sjellin më shumë mundësi për të rinjtë, më shumë mbështetje për familjet, më shumë investime për bizneset, si dhe më shumë cilësi në shëndetësi, arsim, sundim të ligjit e më shumë zhvillim. Janë investime që do të ndihen drejtpërdrejt në jetën e përditshme të qytetarëve tanë”, ka shkruar Osmani.

- Reklama -

Ajo ka vlerësuar bashkëpunimin institucional, duke theksuar se kur institucionet veprojnë së bashku në interes të qytetarëve, rezultatet janë të prekshme. “Kur veprojmë bashkë, Kosova gjithmonë fiton. Dhe sot, Kosova fitoi”, përfundoi presidentja, transmeton rtk.

- Reklama -
- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

- Reklama -spot_img

Të ngjashme