Me rastin e shënimit të 18-vjetorit të Pavarësisë së Republika e Kosovës, Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih njofton të gjithë bashkatdhetarët se nuk do të ofrojë shërbime konsullore ditën e martë, më 17 shkurt 2026.
Kjo ditë shënon shpalljen e pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008, një moment historik për shtetin dhe qytetarët e saj kudo që ndodhen.
Shërbimet konsullore do të rifillojnë sipas orarit të rregullt në ditën pasuese të punës.
Për raste emergjente, qytetarët mund të kontaktojnë në:
Email: consulate.zurich@rks-gov.net
Numri emergjent: +41 43 311 89 00
Konsullata falënderon bashkatdhetarët për mirëkuptimin dhe ju uron të gjithëve Gëzuar Ditën e Pavarësisë!
Me respekt,
Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih




