BallinaKulturaKoncert në teatrin e Korçës, mezzosopranoja rumune Cordreanu me nxënësit e shkollës...

Koncert në teatrin e Korçës, mezzosopranoja rumune Cordreanu me nxënësit e shkollës “Tefta Tashko Koço”

-

Teatri “Andon Zako Çajupi” në Korçë mirëpriti mbrëmjen e djeshme koncertin recital të mezzosopranos rumune Claudia Codrenau dhe pianistit Piro Gaqi, një mbrëmje e përbashkët me nxënësit e Shkollës Artistike “Tefta Tashko Koço”. Programi i përzgjedhur me kujdes përcolli emocione të forta dhe një interpretim të një niveli të lartë artistik.

“U ndjeva shumë mirë, publiku ishte i ngrohtë dhe më duket se u pëlqeu repertori. Nxënësit u përgjigjën shumë mirë në të gjitha aspektet, teknike dhe muzikore, duke zbatuar me rigorozitet të gjitha kërkesat. Gjithashtu pata një bashkëpunim shumë të mirë me profesoreshën e kantos, e cila ishte vazhdimisht pranë nesh”, tha mezzosoprano Claudia Codreanu.

“Për mua nuk është surprizë ngrohtësia e publikut korçar sepse gjithmonë kam gjetur të njëjtën ngrohtësi dhe duartrokitje. Sa herë që vij, gjithmonë me të njëjtin emocion dhe ngrohtësi”, u shpreh pianisti Piro Gaqi.

Nxënësit e shkollës e cilësuan këtë përvojë si frymëzuese dhe të vlefshme për formimin e tyre artistik.

Mbrëmja u mbyll mes duartrokitjeve të gjata, duke sjellë në skenën e teatrit një tjetër aktivitet cilësor në jetën kulturore të qytetit. /E. Fili, transmeton rtsh.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Ambasadori Ylber Sela pret në Berlin drejtorin e Fondit për Sigurimin...

0
Takimi u fokusua në forcimin e diplomacisë ekonomike, shkëmbimin e përvojave me institucionet financiare gjermane dhe rritjen e qëndrueshmërisë së sistemit të sigurimit të...