7.5 C
Zurich
Friday, February 13, 2026
spot_img
spot_img

Grenell: Partneritet i fortë SHBA-Shqipëri

Duhet ti lexosh

Në kuadër të punimeve të Konferencës së Sigurisë së Mynihut, Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, zhvilloi një drekë pune me të Dërguarin Special të Presidentit të SHBA për Misionet Speciale, Richard Grenell.

Gjatë takimit u diskutua mbi partneritetin e veçantë mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe mbi forcimin e bashkëpunimit në çështjet e sigurisë dhe paqes globale. Balla vlerësoi ftesën për Kryeministrin Edi Rama për t’u bërë pjesë e Bordit të Paqes të iniciuar nga Presidenti Donald Trump, duke theksuar se kjo e ngjit Shqipërinë në nivelin më të lartë të vendimmarrjes ku diskutohen politikat globale të paqes dhe garantimi i saj përmes sigurisë.

Sipas Ballës, Shqipëria shihet sot si një aktor që kontribuon në zgjidhje globale dhe jo thjesht si pjesë periferike e tyre.

- Reklama -

Në fund të takimit, Kryetari i Grupit Parlamentar të PS shprehu mirënjohje ndaj Grenell për mbështetjen e tij mbi pafajësinë e Presidentit Hashim Thaçi dhe drejtuesve të Ushtria Çlirimtare e Kosovës, transmeton rtsh.

- Reklama -
- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

- Reklama -spot_img

Të ngjashme