3.9 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Rektori i Universitetit të UEJL, vlerësoi ndihmën e madhe që Ambasada e SHBA-ve i ka i dhënë UEJL

Duhet ti lexosh

Përgjegjësi për Programin IVLP (The International Visitor Leadership Program), Danial Orange, i shoqëruar nga Gazmend Iljazi, koordinator i Këmbimit dhe Alumnit në Ambasadën e SHBA-ve, zhvilluan më 8 nëntor 2024 një takim me anëtarë të stafit të Universitetit të Evropës Juglindore (UEJL) që kanë qenë përfitues të mundësive të ndryshme të ofruara nga Ambasada e SHBA-ve.

Në këtë ngjarje mori pjesë edhe Rektori i Universitetit të Evropës Juglindore, Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti, i cili ka qenë përfitues i një prej programeve të Ambasadës gjatë viteve të para të funksionimit të universitetit.

Qëllimi i takimit ishte të shqyrtohej ndikimi i eksperiencës së pjesëmarrësve në programet e këmbimit dhe mundësitë e tjera profesionale që ofron Ambasada e SHBA-ve, duke theksuar se si këto mundësi kanë kontribuar në zhvillimin personal dhe profesional të stafit të UEJL-së. Gjithashtu, u diskutuan mundësitë e reja për shkëmbime studentore dhe profesionale, si dhe mundësitë e tjera që synojnë thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional.

Rektori Bexheti theksoi se përvoja që ka përfituar stafi nga këto programe, si dhe qëndrimi në SHBA, ka ndikuar thelbësisht në zhvillimin e individëve, duke ndryshuar edhe mënyrën e tyre të të menduarit. Ai gjithashtu vlerësoi ndihmën e madhe dhe domethënëse që Ambasada e SHBA-ve ka dhënë për UEJL-në, duke u mbështetur në partneritete strategjike, si ai me Universitetin e Indianës.

Nga ana e tij, Daniel Orange shprehu kënaqësinë për mikpritjen e ngrohtë dhe për përvojat pozitive që ka dëgjuar nga stafi i universitetit, duke shtuar se takimet e tilla janë të rëndësishme për forcimin e lidhjeve dhe për ndarjen e mundësive të reja profesionale.

Gjithashtu, gjatë takimit u prezantua mundësia e një programi të ri, i cili mund të kontribuojë në ndërtimin e bashkëpunimeve të reja mes universiteteve të SHBA-së dhe UEJL-së, duke ofruar mundësi të ndryshme për zhvillim dhe shkëmbim për studentët dhe stafit akademik.

Programi IVLP është iniciativa kryesore e Departamentit të Shtetit të SHBA-ve për shkëmbimin profesional ndërkombëtar, njofton seeu.edu.mk.

helveticALforum

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit