BallinaAtdheuQeveria “Kurti 3” mban mbledhjen e parë, ky është rendi i ditës

Qeveria “Kurti 3” mban mbledhjen e parë, ky është rendi i ditës

-

Me fillim prej orës 10:00, kabineti qeveritar do të mblidhet për të parën herë pas formimit.

Kështu është bërë e ditur nga Zyra e Kryeministrit.

“Mbahet mbledhja e parë e Qeverisë së re të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Theksojmë se Kuvendi i Kosovës në seancën e jashtëzakonshme të mbajtur mbrëmjen e së mërkurës, me 66 vota për, 49 kundër dhe asnjë kundër votoi formimin e qeverisë së re të udhëhequr nga Albin Kurti.

Qeveria “Kurti 3” do t’i ketë 19 ministri.

Seanca për formimin e qeverisë është mbajtur pas seancës konstituive, ku është inauguruar legjislatura X, e dalë nga zgjedhjet e mbajtura më 28 dhjetor.  /BS

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Zv.kryeministri, Bekim Sali nga ShBA: Sllovenia mbështet integrimin evropian të Maqedonisë...

0
Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, së bashku me kryeministrin Hristijan Mickoski, ka zhvilluar në Nju Jork takim dypalësh me...