POSTIMET E FUNDIT

Urime Republikës së Kosovës për krijimin e institucioneve të reja!

Kryeministrit z. Albin Kurti dhe kabinetit qeveritar i uroj punë të mbarë, vendosmëri dhe sukses në rrugën përpara.

Vota e fuqishme qytetare është besim. Por mbi të gjitha, është përgjegjësi. Për ta kthyer shpresën në rezultate. Fjalën në vepra.

Urime znj. Albulena Haxhiu për detyrën e Kryetares së Kuvendit!

Urime nënkryetarëve dhe gjithë deputetëve për barrën e lartë institucionale që marrin përsipër. Kuvendi është shtylla e rendit kushtetues. Aty peshohen vendimet që përcaktojnë drejtimin e shtetit.

Përshëndes përbërjen përfaqësuese të institucioneve, me një rol gjithnjë e më të fuqishëm të grave në vendimmarrje. Ky është hap përpara. Është mesazh për barazi, drejtësi dhe zhvillim.

Përgëzoj popullin e Kosovës për maturinë demokratike.

Përgëzoj të gjitha partitë politike për kontributin në konsolidimin institucional. Demokracia forcohet kur respektohet vullneti i qytetarëve.

Si Kryetare e Preshevës, shpreh gatishmërinë time për bashkëpunim të afërt dhe përmbajtësor me institucionet e Republikës së Kosovës.

Presheva do të jetë zë i qartë, partner serioz dhe kontribuese aktive në çdo proces që forcon pozitën dhe të drejtat e shqiptarëve në Luginë.

Ardita Sinani, kryetare e Komunës së Preshevës

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB