5.7 C
Zurich
Tuesday, February 10, 2026
spot_img
spot_img

Lamine Yamal: Jam një 18-vjeçar normal, larg futbollit dua të jetoj jetën

Duhet ti lexosh

Ylli i Barcelonës, Lamine Yamal, ka rrëfyer për ESPN anë më personale të jetës së tij, përtej futbollit. Vetëm 18 vjeç, ai tregon se e ka lënë pas përpjekjen për të gatuar, duke pranuar me humor se nuk është i zoti në kuzhinë dhe se maksimumi që mund të bëjë janë disa patate të skuqura.

Jashtë fushës, Yamal e përshkruan veten si një adoleshent krejt normal: kalon kohë me miqtë, kujdeset për vëllain, luan PlayStation dhe përpiqet të shkëputet sa më shumë nga futbolli. Sipas tij, balanca mes jetës personale dhe sportit është thelbësore për të shijuar çdo ditë dhe për të dhënë maksimumin në fushë.

Ai kujton gjithashtu fëmijërinë e thjeshtë, kur me shokët luanin letra Pokémon, pasi nuk kishin mundësi të blinin konzola lojërash. Zygarde mbetet Pokémon-i i tij i preferuar, ndërsa me humor u ka “ndarë” personazhet e tjerë shokëve të skuadrës, duke i krahasuar me tiparet e tyre.

- Reklama -

Intervista tregon një Lamine Yamal të thjeshtë, të qetë dhe me këmbë në tokë, pavarësisht famës së madhe në një moshë kaq të re, transmeton euronewsal.

- Reklama -
- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

- Reklama -spot_img

Të ngjashme