5.7 C
Zurich
Tuesday, February 10, 2026
spot_img
spot_img

Spitali Whittington nga Londra i dhuron 150 ekzemplarë librash Fakultetit të Mjekësisë të UP-së

Duhet ti lexosh

Fakulteti i Mjekësisë i Universitetit të Prishtinës pranoi sot 150 ekzemplarë librash, të botuar kohëve të fundit, nga spitali Whittington i Londrës që menaxhohet nga Whittington Health NHS Trust.

Librat që përmbajnë protokolle, standarde dhe udhëzime klinike për mbështetjen bazë dhe të avancuar të jetës, të dizajnuara për kategori të ndryshme të popullatës, përfshirë të rriturit dhe fëmijët, në trajtimin e gjendjeve kritike shëndetësore, erdhën nga Londra në Prishtinë me iniciativë të profesoreshës në Cambridge University Hospital, Leonora Fisniku dhe të punëtorja e spitalit Whittington, Valbona Dula.

Transporti i këtyre librave nga kryeqyteti i Britanisë së Madhe deri në Prishtinë u mundësua nga Ambasada e Kosovës në Londër dhe Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

- Reklama -

Në ceremoninë e pranim-dorëzimit të mbajtur në Rektoratin e Universitetit të Prishtinës, prorektorja për ndërkombëtarizim dhe zhvillim akademik, prof. Rozafa Basha, e cilësoi këtë nismë si tejet të rëndësishme. Ajo shprehu mirënjohje për spitalin Whittington, iniciatoret e dhurimit të librave nga diaspora jonë, Ambasadën e Kosovës në Londër dhe MPJD-në, duke theksuar se kjo përfaqëson një mbështetje shumë të vlefshme për universitetin, studentët dhe stafin akademik.

Drejtori i Departamentit për Diasporë në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Elis Badalli, i cilësoi shumë të nevojshme donacionet e tilla. „Çdo donacion që vjen kryesisht nga diaspora është i mirëseardhur për ne. Shpresoj që ky koleksion librash t’u hyjë në punë studentëve”, tha drejtori Badalli.

Prodekania për mësimdhënie dhe çështje të studentëve në Fakultetin e Mjekësisë, prof. Aurora Bakalli, teksa falënderoi ambasadën e Kosovës në Londër, MPJD-në dhe Rektoratin E UP-së për organizimin e përsosur të transportit të librave, tha se „Këto libra që janë vërtet me vlerë të madhe shpresoj të shkojnë në duart e duhura të studentëve dhe të përfitojnë nga ky donacion”.

- Advertisement -

Në takim morën pjesë edhe prodekania për financa dhe infrastrukturë e Fakultetit të Mjekësisë, prof. Miranda Stavileci dhe koordinatori për diasporë në MPJD, Besnik Deskaj që organizoi tërë procesin e ardhjes së librave në Kosovë dhe komunikimin mes institucioneve të ndryshme, njofton Universiteti i Prishtinës, përcjell helveticALforum.ch

- Reklama -
- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

- Reklama -spot_img

Të ngjashme