Ka nisur grumbullimi i qytetarëve në protestën e tretë kombëtare të thirrur nga PD-ja, ku kërkohet largimi i kreut të qeverisë Edi Rama dhe krijimi i një qeverie teknike, pas aferave të fundit korruptive në vend.
Një pjesë e protestuesve janë përqendruar në selinë blu, ku ka mbërritur kreu i PD-së Sali Berisha. Protestuesit pritet ta shoqërojnë kryedemokratin në marshimin e tij të zakonshëm në drejtim të Kryeministrisë.
Burime nga policia bëjnë me dije se do të ketë masa shtesë me më shumë efektivë, ku rreth 1400 forca të policisë, duke nisur nga ato të rendit, FNSH, Shqiponjat dhe strukturave të tjera do të jenë të angazhuar për mbarëvajtjen e protestës. Në gatishmëri do të jenë edhe forcat RENEA në rast nevoje. Përfaqësuesit demokratë që do të mbajnë fjalën në tubimin e sotëm, janë Ilir Alimehmeti, Xhonatan Pano, Desada Xhetani, Agron Gjekmarkaj dhe kryedemokrati Sali Berisha, transmeton gtema.




