6.1 C
Zurich
Tuesday, February 10, 2026
spot_img
spot_img

Nga poezia në prozë: Angela Kosta dhe mesazhi i fuqishëm i romanit të saj

Duhet ti lexosh

Përgatiti Dashnim HEBIBI

Asti-t, 07 shkurt 2026 – Një ngjarje kulturore me peshë të veçantë u zhvillua më 7 shkurt në qytetin e Asti-t, me prezantimin e romanit “Sytë e Nënës”, vepër e poetes dhe shkrimtares së njohur shqiptare Angela Kosta, e cilësuar si ambasadore e kulturës shqiptare jo vetëm në Itali, por edhe më gjerë, falë kontributit të saj të palodhur në letërsi dhe dialog kulturor.

Prezantimi u shndërrua në një moment të paharrueshëm emocionesh dhe reflektimi, ku autorja ndau me publikun përjetimet e saj, duke u ndjerë pjesë e një familjeje të madhe, të bashkuar nga dashuria për librin dhe nga vlerat njerëzore. E rrethuar nga mirëpritja dhe admirimi i ndërsjellë, Angela Kosta krijoi një hapësirë të rrallë komunikimi, ku fjala artistike u kthye në urë lidhëse mes autorit dhe lexuesit.

- Reklama -

Në qendër të diskutimeve ishin tema të forta dhe thellësisht aktuale, si femicidi, një realitet tronditës që vazhdon të marrë jetë dhe të lërë plagë të thella në shoqëri, si dhe marrëdhëniet komplekse mes prindërve dhe fëmijëve. U trajtuan pasojat e vështirësive në rritjen e fëmijëve, mungesa e dëgjimit dhe e kuptimit në kohë, si dhe dështimet emocionale që, kur neglizhohen, mund të çojnë drejt humnerave të pariparueshme. Përmes “Sytë e Nënës”, Angela Kosta i fton lexuesit të reflektojnë mbi përgjegjësinë kolektive dhe mbi rolin e empatisë në ndërtimin e një shoqërie më të ndërgjegjshme.

Diskutimet u pasuruan nga pyetje të thella, fjalime dhe shkëmbime opinionesh, duke e kthyer prezantimin në një dialog të hapur shoqëror dhe kulturor. Fjala letrare u ndërthur mjeshtërisht me artin muzikor, duke krijuar një atmosferë të ngarkuar emocionalisht dhe estetikisht.

Një rol të rëndësishëm në mbarëvajtjen e aktivitetit pati Sabina Darova, e cila me profesionalizëm të lartë dhe ndjeshmëri drejtoi prezantimin, ndërsa pianistja Sonila Molla i dha mbrëmjes një dimension të veçantë artistik, duke shoqëruar me muzikë interpretimet e fragmenteve të romanit, të lexuara nga të pranishmit.

- Advertisement -

Mirënjohje e veçantë u shpreh për organizatorët e këtij aktiviteti domethënës: AssoAlbania Asti, Forumi i Gruas Shqiptare – Asti, si dhe për mbështetjen institucionale të Kryetarit të Shoqatës Bjeshkza Marjan, Kryetarit të Bashkisë së Asti-t, Maurizio Rasero, Kryetares së Këshillit të Provincës për Barazi Mundësish, Bianca Terzuolo, dhe Presidentes për Barazinë e Bashkisë së Asti-t, Nadia Milleto. Falënderime të sinqerta shkuan edhe për të gjithë të pranishmit, të cilët me pjesëmarrjen dhe ndjeshmërinë e tyre e bënë këtë mbrëmje të paharrueshme.

Prezantimi i romanit “Sytë e Nënës” konfirmoi edhe një herë rolin e Angela Kostës si një zë i fuqishëm i letërsisë shqiptare bashkëkohore, një zë që nuk shmang temat e dhimbshme, por i përballon ato me guxim, ndjeshmëri dhe përgjegjësi artistike. Ishte një mbrëmje ku letërsia nuk ishte vetëm art, por akt ndërgjegjësimi, kujtese dhe shprese, transmeton helveticALforum.ch

- Reklama -
- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

- Reklama -spot_img

Të ngjashme