4.9 C
Zurich
Sunday, February 8, 2026
spot_img
spot_img

SHËN NËNA TEREZE NË PULLAT POSTARE SHQIPTARE

Duhet ti lexosh

NËNA TEREZE, SHQIPTARJA QË E MËSOI BOTËN TË DHUROJË DASHURI

(Pjesë nga Hyrja e librit “Shën Nëna Tereze në pullat postare shqiptare”)

Nga Hysen S. Dizdari

- Reklama -

Libri album me pullat postare shqiptare kushtuar Nënës Tereze, në botimi i parë doli në vitin 2018. Kanë kaluar 8 vite dhe ky libër është pritur mirë nga lexuesit, në mënyrë të veçantë nga studiuesit e filatelisë dhe koleksionistët e pullave postare shqiptare në Shqipëri dhe në vendet e tjera.

Duke marrë parasysh vlerat e larta morale e njerëzore të figurës së Nënës Tereze, që u bë e njohur në mbarë botën për dashurinë që tregoi për më të varfrit e të varfërve dhe flijimin e jetës për ta, në bazë të kërkesave të shumta të lexuesve, vendosem për ribotimin e tij me rastin e 114 vjetorit e lindjes dhe 8 vjetorit të shenjtërimit të Shën Nënës Tereze.

Gjatë këtyre viteve libri-album “Nënë Tereza në pullat shqiptare” (botimi i viti 2018), ka marrë pjesë në ekspozitat e librit filatelike në shkallë ndërkombëtare dhe është vlerësuar me 3 çmime (medalje):

- Advertisement -

1-Në ekspozitën, ndërkombëtare: “China-2019 është vlerësuar me medalje-SILVER.

2-Në ekspozitën ndërkombëtare: “Cinisello-Balsamo-2019”, Itali, është vlerësuar me-VERMEIL.

3-Në ekspozitën, ndërkombëtare “Nordia-2019” është vlerësuar me medalje-SILVER.

Në këtë botimin të ri i kam pasur parasysh disa vërejtje dhe mangësitë që ka paraqitur ky libër në ekspozitat filatelik ndërkombëtare, duke marrë për bazë edhe përmirësimet e kritereve të vlerësimit të literaturës filatelike, të propozuara nga Shoqata botërore e autorëve në Filateli (AIJP-anëtar i të cilës është edhe autori i librit).

Me një kujdes janë bërë disa përmirësime të nevojshme, duke marrë parasysh ndryshimet e reja që janë pasqyruar në botimin e ri të katalogun Michel -2024 për Shqipërinë.

Shën Nënë Tereza me misionin e saj shpirtëror, moral e humanitar dhe flijimin të dëshmuar ndaj të varfërve në gjithë botën ka marrë dhe vlerësime të larta nga personalitete të shquara botërore.

Kështu, papa Gjon Pali II, duke e vlerësuar punën dhe flijimin e Nënës Tereze pari thënë:

“SI MUND NE TË HARROJMË GONXHE (ANJËZE) BOJAXHIU, NËNËN TEREZE TË KALKUTËS, BIJEN E POPULLIT SHQIPTARË QË I KA DHANË NDER E SHKELQIM KOMBIT TË SAJ DHE KISHËS KATOLIKE.”

Ish kryetari i SHBA, Bill Klintoni, në vitin 2002 tha:

“NËNA TEREZE ISHTE E PARA QË MË BËRI TË DUA KOMBIN SHQIPTAR DHE TANI NDIHEM SHUMË KRENAR QË PLOTËSOVA NJË DETYRË MORALE, NDAJ SAJ DHE VLERAVE TË LIRISË.”

Më 4 shtator 2016 në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, në praninë e 250.000 besimtarëve dhe 15 personaliteteve botërore, u mbajt Mesha e Shenjtë e kanonizimit Shenjtëreshë të së Lumturës Nënës Tereze shqiptare.

Papa Françesku, në Omelinë më 4 shtator 2016 tha:

“NËNA TEREZE NA KA MËSUAR T’I NDIHMOJMË NJERZIT PA DALLIME IDOLOGJIKE, RACE E BESIMI FETAR.”

Shën Nëna Tereze, shqiptarja e famshme, e njohur në të gjithë botën, është bërë shenjtëreshë e dashurisë për njeriun, sidomos për atë të varfrin e më të varfërve; u bë modeli i përsosur i respektit, i moralit dhe dashurisë njerëzore për të gjithë.

PËRSHENDETI LEXUESIT, KUDO NËPËR BOTË, ME KËTË TEKST TË SHKRUAR NGA SHËN NËNA TEREZE ME TITULL:

GJEJ KOHË :

GJEJ KOHË TË MENDOSH – ËSHTË BURIMI I FUQISË.

GJEJ KOHË TË LUTESH – ËSHTË FUQI DHE KJO, MË E MADHJA NË BOTË.

GJEJ KOHË TË QESHËSH – ËSHTË MUZIKË SHPIRTËRORE BRENDA TEJE.

GJEJ KOHË TË LUASH – ËSHTË VAZHDIM I FËMIJËNISË.

GJEJ KOHË TË DUASH ËSHTË DHURATË E HYJNIVE.

GJEJ KOHË TË JEPESH ËSHTË TRIUMFI I DASHURISË.

GJEJ KOHË TË LEXOSH – ËSHTË VATRA E MENÇURISË.

GJEJ KOHË TË SHOQËROSH – ËSHTË RRUGË LUMTURIE.

GJEJ KOHË TË PUNOSH PRAPË – E KE BLERË ARDHËMËRINË.

GJEJ KOHË TË BËSHË MIRË – JANË FLATRAT QË TË ÇOJNË NË QIELL. /GD

- Reklama -
- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

- Reklama -spot_img

Të ngjashme