BallinaAtdheuHamza: Marrëveshja për presidentin mbetet e mundshme

Hamza: Marrëveshja për presidentin mbetet e mundshme

-

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka thënë se mbetet e mundshme arritja e një marrëveshjeje mes PDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje për çështjen e presidentit, ndërsa është shprehur optimist se nesër në Kuvend do të votohet projektligji për plotësim-ndryshimin e ligjit për Dhomat e Specializuara.

Pas mbledhjes së përbashkët të Grupit Parlamentar dhe Kryesisë së PDK-së, Hamza ka thënë se negociatat mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës deri më tani nuk kanë rezultuar me sukses.

“Po tema kryesore është aprovimi i këtij ligji, tema e rëndësishme, dhe normalisht për shkak se me datën 6 është afati i fundit, dita kur duhet të zgjidhet presidenti. E dimë që ka pasur negociata mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës. Deri më tani të paktën nuk kanë rezultuar me sukses dhe mbetet si opsionale e mundshme me pasur një marrëveshje mes Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje për një president me marrëveshje”, tha Hamza.

Ai ka thënë se disa po e quajnë president konsensual, por sipas tij, për një president konsensual duhet të ketë pajtim mes të gjitha forcave politike të përfaqësuara në Kuvend.

“Disa të tjerë po thonë konsensual, po unë po them me marrëveshje se konsensual duhet të gjitha forcat politike të përfaqësuara në Kuvend që të ketë vendi president. Unë konsideroj që është e nevojshme, është e dobishme për vendin, që vendi të ketë president. Dhe mos të shkojmë në zgjedhje, se nuk ka asnjë arsye”, ka thënë ai.

Hamza ka shtuar se nëse arrihet marrëveshja, numrat janë mes LVV-së dhe PDK-së.

“Dhe nëse arrihet marrëveshja, atëherë numrat janë mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisë Demokratike të Kosovës. Unë çka jam i sigurt, në të gjitha takimet që i kam pasur, se Partia Demokratike e Kosovës do të ketë votë të unifikuar për marrëveshjet të cilat mund të arrihen”, tha Hamza.

Hamza: Optimist se nesër do të votohet ligji për Specialen

Ai ka folur edhe për projektligjin për plotësim-ndryshimin e ligjit për Dhomat e Specializuara, i cili pritet të jetë nesër në seancën e Kuvendit të Kosovës.

“Ne posa përfunduam një mbledhje të përbashkët të grupit parlamentar dhe kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës. E dini që tash këtu janë dinamikat dhe nesër në seancën e Kuvendit të Republikës së Kosovës do të jetë ligji për plotësim-ndryshimin për Dhomat e Specializuara. Kjo është një iniciativë ligjore e Partisë Demokratike të Kosovës, e përkrahur masivisht edhe nga qytetarët e Republikës së Kosovës, për çka dëshiroj t’u shpreh mirënjohjen dhe falënderimin e tyre për përkrahjen e këtij projektligji. E ka marrë miratimin edhe nga Qeveria dhe tash i plotëson të gjitha kushtet që të procedohet në Kuvend”, ka thënë ai.

Hamza është shprehur optimist se ligji do të përkrahet nga deputetët.

“Nesër jam optimist se ligjin do ta përkrahin të gjithë deputetët, edhe i lus dhe i ftoj të gjithë deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës që të jenë në mbështetje të këtij projektligji dhe ky ligj nesër t’i përfundojë të gjitha procedurat e nevojshme brenda Kuvendit të Republikës së Kosovës. Është një ligj tepër i rëndësishëm, është një ligj që kërkon të vendoset drejtësi. Nuk jemi kundër drejtësisë, jemi kundër padrejtësisë”, ka deklaruar Hamza.

Ai ka thënë se deri më tani në proces ka pasur mungesë transparence, llogaridhënieje dhe mbikëqyrjeje.

“Dhe deri më tani, çfarë kemi pa në proces: Kemi pa mungesë transparence, mungesë llogaridhënie, mungesë mbikëqyrje dhe kemi një vendim të padrejtë. Një vendim ku gjykohet historia, e tashmja dhe e ardhmja e Kosovës”.

Hamza ka kërkuar që vendimet të bazohen në fakte dhe prova.

“Një vendim të drejtë, bazuar në fakte, në prova, jo thashetheme, jo të vërteta, jo të ndërtohen dhe të sajohen krijesa që s’kanë ekzistuar. Nuk mund dhe nuk qëndron ndërmarrja e përbashkët kriminale. Ata njerëz janë të pafajshëm. Nuk mundën me u gjykuar njerëzit për krimet që s’i kanë bërë. Krimet duhet me u faktuar”.

Ai ka thënë se nuk janë kundër që viktimat të kërkojnë të drejtën e tyre dhe që krimet të hetohen e të provohen.

“Nuk jemi kundër asaj që viktimat të kërkojnë të drejtën e tyre. Nuk jemi kundër asaj që krimet të hulumtohen, të faktohen, të provohen deri në fund. Prandaj, ne po flasim për situatë, për njerëz të cilët nuk kanë mundur me u faktuar krimet, po kanë ndërtuar një sajese, një organizim, një organizatë, një ndërmarrje e quajtën ndërmarrje e përbashkët kriminale. Dhe në këtë aspekt, ne nuk po e shpërbëjmë gjykatën apo Dhomat e Specializuara, por po vendosim mekanizma, po vendosim me e kthyer brenda normave juridike dhe ligjore”, ka theksuar Hamza. Hamza: Fillimisht ligji për Specialen, pastaj zgjedhja e presidentit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka përsëritur qëndrimin e partisë së tij se zgjidhja e ngërçit institucional duhet të nisë me miratimin e ligjit për Dhomat e Specializuara në të dy leximet.

Para mbledhjes së Kryesisë së PDK-së, Hamza tha se pas miratimit të ligjit duhet të propozohet kandidati për president dhe të procedohet zgjedhja e tij, me synimin që vendi të shmangë shkuarjen në zgjedhje të reja.

“Ne po themi të aprovohet ligji në të dy leximet. Pastaj të propozohet emri për president dhe të zgjidhet presidenti, e të shmangen zgjedhjet”, deklaroi Hamza.

Ai theksoi se qëndrimi i PDK-së, sipas tij, nuk lidhet vetëm me interesat e një partie politike, por me interesin institucional të vendit.

“Historia, e tashmja dhe e ardhmja e Kosovës është më e madhe se gjithçka. Kosova është më e madhe se ne”, tha Hamza.

Kreu i PDK-së shtoi se nëse subjektet e tjera politike kanë një qasje që çon vendin drejt zgjedhjeve të reja, përgjegjësia për një zhvillim të tillë, sipas tij, u takon atyre.

Hamza thërret takim të Kryesisë dhe Grupit Parlamentar të PDK-së

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka thirrur për sot, në orën 14:00, një takim të përbashkët të Kryesisë dhe Grupit Parlamentar të kësaj partie. Në këtë takim Hamza pritet t’i informojë strukturat e partisë për rezultatet e takimeve me liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurti, me të cilin ka diskutuar për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara. Pas takimit, pritet të ketë edhe një deklarim të Hamzës për media, transmeton rtk.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Nis viti i ri akademik, rreth 20 mijë studentë ulen sot...

0
Tiranë – Universitetet shqiptare hapin sot dyert për vitin e ri akademik, me rreth 20 mijë studentë të rinj që pritet të ulen për herë të parë...