ROMË / VATIKAN, 07 shkurt 2026 – PhD Dashnim Hebibi, president i Institutit Shkencor Helvetik të Evropës Juglindore në Zvicër, njëherësh kryetar i Shoqatës Humanitare “Lugina e Preshevës” në Zvicër dhe veprimtar i njohur i diasporës shqiptare, ka zhvilluar një takim të veçantë dhe mjaft domethënës në Vatikan, në kuadër të angazhimeve të tij të fundit në Romë.
Gjatë kësaj vizite, PhD Hebibi u prit nga Prof. Dr. Vehbi Miftari, Shef i Misionit të Republikës së Kosovës pranë Vatikanit, në ambientet e Ambasadës së Kosovës në Vatikan. Në këtë takim, ai ishte i shoqëruar edhe nga daja i tij Bekimi si dhe Argetimi.

Takimi u zhvillua në një atmosferë mikpritëse dhe miqësore, duke u karakterizuar nga një bashkëbisedim i hapur dhe konstruktiv mbi tema aktuale, zhvillime me interes të përbashkët, si dhe çështje që lidhen me rolin e diasporës shqiptare dhe bashkëpunimin institucional.
PhD Dashnim Hebibi shprehu mirënjohjen e tij të sinqertë për pritjen e përzemërt dhe kohën e ndarë nga Prof. Dr. Vehbi Miftari, duke vlerësuar rëndësinë e forcimit të komunikimit ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe përfaqësuesve aktivë të diasporës në Evropë.
Siç mëson helveticALforum.ch, së shpejti pritet të publikohet edhe një reportazh i plotë mbi këtë vizitë dhe angazhimet e zhvilluara në Romë dhe Vatikan, trasmeton helveticALforujm.ch




