4.1 C
Zurich
Thursday, February 5, 2026
spot_img
spot_img

Ambasadori slloven: Shqipëria ka përparuar drejt BE, por sfidat janë të mëdha

Duhet ti lexosh

Në Forumin e Biznesit Shqipëri–Slloveni, ambasadori i Sllovenisë në Shqipëri, Jakob Shtunf, vlerësoi përparimin e dukshëm të vendit në fushën e ekonomisë dhe mjedisit të biznesit, duke theksuar se “shumë është bërë dhe përparimi është i dukshëm në shumë aspekte”, por se ende mbeten sfida të rëndësishme.

Shtunf nënvizoi nevojën që ekonomia shqiptare të përgatitet për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian, duke e cilësuar tregun evropian si një “hapësirë e mundësive të jashtëzakonshme dhe sfidave të mëdha”. Ai shtoi se përvojat e biznesit slloven, të zhvilluara gjatë 20 viteve të fundit pas anëtarësimit të Sllovenisë në BE në 2005, mund të shërbejnë si udhërrëfyes për Shqipërinë.

“Shumë është bërë dhe përparimi është i dukshëm në shumë aspekte. Ky është vetëm fundi i fillimit, ka ende shumë për të bërë dhe vënë në jetë në shumë fusha dhe ndër to është ekonomia dhe mjedisi i biznesit. Ekonomia shqiptare po bëhet gjithnjë e më e ndërgjegjshme për tu përgatitur për momentin kur vendi të bëhet anëtare e BE.

- Reklama -

Bashkimi Evropian dhe tregu i vetëm evropian është një hapësirë e mundësive të jashtëzakonshme dhe sfidave të mëdha. Shoqëritë sllovene dhe afaristët sllovenë kanë qenë të ndërgjegjshëm për këto sfida për më tepër se 20 vite që kur Sllovenia u bashkua me BE në 2005-ën”, deklaroi ambasadori.

Shtunf theksoi se forumi ka për qëllim shkëmbimin e përvojave dhe rritjen e dinamikës së zhvillimit ekonomik midis dy vendeve. Ai shtoi se gjithashtu sfidat e reja në rendin botëror, duke theksuar se ekonomia shqiptare po përballet me ndryshime të mëdha dhe një epokë të re sfidash. “Situata e tanishme është shumë më ndryshe se dy vite më parë. Po përballemi me një ndryshim në rendin botëror, fundin e një periudhe të këndshme dhe fillimin e një epoke të vështirë.”

“Shumë përvojë dhe njohuri është mbledhur gjatë kësaj periudhe. Qëllimi i këtij forumi është për të shkëmbyer këto përshtypje dhe për të parë situatën aktuale me qëllim të forcojmë lidhjen midis Sllovenisë dhe Shqipërisë dhe të rrisim dinamikën e zhvillimit ekonomik ën një nivel më të lartë.

- Advertisement -

Duhet të dimë që situata e tanishme është mjaft më ndryshe se ishte 2 vite më parë. Po përballemi me një ndryshim në rendin botëror. Fundin e një filmi të këndshëm dhe fillimin e një epoke të vështirë”, përfundoi ai, transmeton rtsh.

- Reklama -
- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

- Reklama -spot_img

Të ngjashme