BallinaAtdheuTë ardhurat për frymë 11 mijë dollarë në vit, Shqipëria e 83-ta...

Të ardhurat për frymë 11 mijë dollarë në vit, Shqipëria e 83-ta në botë në 2025

-

Shqipëria renditet e 83-ta në botë për të ardhurat për frymë në dollarë dhe e 85-ta në të ardhurat për frymë sipas standardit të fuqisë blerëse, për vitin 2025.

Të dhënat janë bërë të ditura në faqen zyrtare te Fondit Monetar Ndërkombëtar, ndërsa të dy këta tregues e pozicionojnë vendin tonë ndër të fundit në Europë.

Treguesi i të ardhurave për frymë në raport me madhësinë e ekonomisë, në vitin 2025 ka arritur në 11 mijë dollarë dhe me këto nivele, Shqipëria ia ka kaluar Maqedonisë së Veriut me 10 400 dhe Bosnjë-Hercegovinës me 9500 dollarë, ndërsa disa vite më parë, renditej pas tyre.

Në rajon, kryesimin e ka marrë Serbia, me 15 300 mijë dollarë për frymë, duke ia kaluar Malit të Zi me 14 900 dollarë.

Ndërkohë, shteti më i varfër i Europës vijon të mbetet Kosova me 8040 USD për banor.

Shqipëria është favorizuar vitet e fundit nga nënçmimi i Euros dhe Dollarit, duke rritur automatikisht të ardhurat për frymë të popullatës, transmeton euronewsal.

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Ambasadori Ylber Sela pret në Berlin drejtorin e Fondit për Sigurimin...

0
Takimi u fokusua në forcimin e diplomacisë ekonomike, shkëmbimin e përvojave me institucionet financiare gjermane dhe rritjen e qëndrueshmërisë së sistemit të sigurimit të...