2.5 C
Zurich
Friday, January 30, 2026
spot_img
spot_img

Risi shkencore: Terapia e trefishtë mposht kancerin e pankreasit në modelet eksperimentale

Duhet ti lexosh

Shpresa e re nga kërkimi për kancerin e pankreasit vjen nga Spanja. Mariano Barbacid, drejtor i grupit të Onkologjisë Eksperimentale në Qendrën Kombëtare Spanjolle për Kërkime mbi Kancerin (CNIO), njoftoi rezultatet e një studimi mbi minjtë që demonstroi eliminimin e qelizave kancerogjene nga lloji më i zakonshëm dhe shkatërrues i kancerit të pankreasit, adenokarcinoma duktale pankreatike (PDAC). Studimi zbuloi një reduktim të ndjeshëm të efekteve anësore nga terapia, e cila arriti një kohëzgjatje të paparë më parë të eliminimit të qelizave tumorale.

“Për herë të pare kemi arritur një përgjigje të plotë, të qëndrueshme dhe me toksicitet të ulët kundër kancerit të pankreasit në modelet eksperimentale. Këto rezultate tregojnë se strategjia e terapisë së kombinuar mund të ndryshojë rrjedhën e këtij tumori’’, theksoi Barbcid së bashku me bashkautoren e studimit, Carmen Guerra, Vasiliki Liaki dhe Sara Barrambana, gjatë një konference për shtyp.

Edhe pse vetë protagonisti kërkon më shumë kohë para se të kryejë një provë klinike te njerëzit, lajmi shpërthyes është se një nga tumoret më agresive, kanceri më i zakonshëm i pankreasit, adenokarcinoma duktale, u regresua në modelet shtazore (minj, në këtë rast) gjatë 200 ditëve, pa ndonjë efekt anësor të rëndësishëm, me një kombinim të tre barnave.

“Kemi arritur një përgjigje të plotë, të qëndrueshme dhe me toksicitet të ulët kundër kancerit të pankreasit në modelet eksperimentale. Këto rezultate tregojnë se strategjia e terapisë së kombinuar mund të ndryshojë rrjedhën e këtij tumori’’, shtoi Barbcid.

Një kombinim me tre ilaçe

Trajtimi i përdorur në studim është një kombinim i tre ilaçeve që synojnë mekanizmat themelorë që lejojnë qelizat tumorale të rriten: dy kundër EGFR dhe STAT3, proteina kyçe në kancerin e pankreasit, dhe një kundër onkogjenit KRAS, nxitësi kryesor i këtij tumori, të cilin ekipi spanjoll e ka studiuar për ca kohë.

Ilaçet e para që synojnë objektivat molekularë në kancerin e pankreasit

Këto ilaçe të reja bllokojnë veprimin e KRAS, një gjen i mutuar në 90% të pacientëve me kancer të pankreasit; megjithatë, efikasiteti i tyre është modest sepse tumori bëhet rezistent pas disa muajsh.

Ky problem i rezistencës ndaj ilaçeve frenuese të KRAS është pikërisht ajo që trajton studimi i ri, transmeton oranews.

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme