Të mërkurën, më 4 shkurt 2026, në të gjithë Zvicrën do të zhvillohet testi vjetor i sirenave të alarmit, një ushtrim i rëndësishëm për sigurinë civile dhe gatishmërinë e popullsisë në raste emergjente
Sirenat kanë një rol jetik në paralajmërimin e shpejtë të qytetarëve për rreziqe të mundshme, por ato funksionojnë vetëm nëse janë teknikisht të sakta dhe nëse njerëzit dinë si të reagojnë. Pikërisht për këtë arsye, Zvicra organizon çdo vit këtë test kombëtar, duke u renditur ndër vendet lidere në fushën e mbrojtjes civile.
Programi i testimit do të zhvillohet si më poshtë:
- Ora 13:30 do të dëgjohet “Alarmi i përgjithshëm”, i cili zgjat 60 sekonda me tingull që rritet dhe ulet gradualisht
- Nga ora 14:00 deri në 16:00, në zonat e afërta me diga dhe sisteme bllokimi do të testohet “Alarmi i ujit”
Autoritetet theksojnë se bëhet fjalë vetëm për një test, ndaj nuk kërkohet asnjë masë mbrojtëse nga ana e popullsisë.
Zvicra disponon një rrjet të dendur prej rreth 7.200 sirenash stacionare dhe mobile, të cilat sigurojnë që paralajmërimet emergjente të arrijnë shpejt dhe në mënyrë të besueshme tek të gjithë banorët.
Për më shumë informacion rreth alarmeve dhe mënyrës së reagimit në raste emergjente, qytetarët mund të vizitojnë faqen zyrtare: www.alert.swiss, transmeton Kanton Zürich, përcjell helveticALforum.ch
( Foto ilustrim)




