4.8 C
Zurich
Thursday, January 29, 2026
spot_img
spot_img

Champions League, Barcelonës i buzëqesh edhe arka: mbi 87 milionë euro

Duhet ti lexosh

Kualifikimi direkt në fazën e 1/8-ave të Champions League, falë përfundimit në Top-8 të fazës së ligës, nuk është vetëm një sukses sportiv për Barcelonën, por edhe një përfitim i rëndësishëm financiar. Klubi katalanas ka përfituar një bonus prej 11 milionë eurosh për kalimin direkt dhe shmangien e “play off”-it, të cilave u shtohen 2 milionë euro për renditjen mes 16 skuadrave më të mira dhe 8.8 milionë euro për vendin e pestë në klasifikim.

Këto shuma vijnë nga bonusi i renditjes, i cili varion nga 275 mijë euro për vendin e fundit deri në 9.9 milionë euro për vendin e parë të fazës së ligës, që këtë edicion u sigurua nga Arsenali i Mikel Artetës. Përveç kësaj, Barcelona ka përfituar ndjeshëm edhe nga rezultatet sportive në këtë fazë: 10.5 milionë euro nga pesë fitore (2.1 milionë për çdo fitore) dhe 700 mijë euro nga barazimi ndaj Club Brugge, duke e çuar totalin e të ardhurave sportive në 11.2 milionë euro.

Në total, vetëm nga performanca sportive, katalanasit kanë arkëtuar 33 milionë euro në këtë edicion të Champions League.

Kësaj shifre i shtohen edhe 18.62 milionë euro si pagesë fikse për pjesëmarrjen në fazën e ligës, si dhe 35.38 milionë euro nga i ashtuquajturi “value pillar”, që përfshin të drejtat televizive, sponsorët dhe koeficientin historik të 10 viteve të fundit.

Në buxhetin sezonal, Barcelona ka parashikuar arritjen deri në çerekfinale, që do të sillte edhe 12.5 milionë euro të tjera, ndërsa rruga drejt trofeut mund ta rrisë ndjeshëm arkën me përfitime shtesë./BS

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme