2.8 C
Zurich
Thursday, January 29, 2026
spot_img
spot_img

OSBE në Shqipëri: Inkurajojmë dekriminalizimin e plotë të shpifjes

Duhet ti lexosh

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka mirëpritur ndryshimet e fundit në Kodin Penal lidhur me shpifjen, duke i cilësuar si një hap të parë të rëndësishëm drejt forcimit të lirisë së shprehjes.

Në reagimin e saj, OSBE-ja thekson se do të vijojë të inkurajojë dekriminalizimin e plotë të shpifjes dhe përdorimin e masave civile proporcionale, në përputhje me standardet ndërkombëtare për lirinë e medias.

“Prezenca e OSBE-së në Shqipëri mirëpret ndryshimet e fundit në Kodin Penal lidhur me shpifjen, si një hap të parë të rëndësishëm drejt forcimit të lirisë së shprehjes. Forcimi i mbrojtjes për gazetarët pasqyron një rekomandim të hershëm të OSBE-së.

Ne vijojmë të inkurajojmë dekriminalizimin e plotë të shpifjes dhe përdorimin e masave civile proporcionale”, shkruhet në reagim.

Ndryshimet në Kodin Penal u miratuan nga Kuvendi i Shqipërisë me 85 vota pro, transmeton rtsh.

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme