BallinaKulturaBegaj viziton Shtëpinë Muze të Ismail Kadaresë

Begaj viziton Shtëpinë Muze të Ismail Kadaresë

-

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka vizituar sot Shtëpinë Muze të shkrimtarit Ismail Kadare në Tiranë në përkujtim të tij me rastin e 90-vjetorit të lindjes.

Begaj vlerësoi veprën e Kadaresë dhe kontributin e tij përmes letërsisë në njohjen ndërkombëtare të identitetit dhe historisë sonë. 

“Muza e Kadaresë ishte Shqipëria.  Por ai pati fuqinë e magjisë që me penën e tij të nxjerrë nga thellësitë e historisë mitet, kujtesën dhe dinjitetin e kombit tonë e t’i shndërronte në letërsi të papërsëritshme botërore”, – shkruan presidenti Begaj.

Kreu i shtetit tha më tej se të fëmijët dhe të rinjtë shqiptarë duhet të edukohen me letërsinë e mrekullueshme të tij.

“Muza e Kadaresë ishte Shqipëria.  Por ai pati fuqinë e magjisë që me penën e tij të nxjerrë nga thellësitë e historisë mitet, kujtesën dhe dinjitetin e kombit tonë e t’i shndërronte në letërsi të papërsëritshme botërore. Sot, në 90-vjetorin e datëlindjes, vizitova muzeun e tij në Tiranë, shtëpinë ku ai shkroi pjesën më të madhe të veprave. Besoj se ne duhet të edukojmë fëmijët e të rinjtë që të vijojnë letërsinë e mrekullueshme të tij”, theksoi më tej Begaj në mesazhin e tij, transmeton rtsh.

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Ambasadori Ylber Sela pret në Berlin drejtorin e Fondit për Sigurimin...

0
Takimi u fokusua në forcimin e diplomacisë ekonomike, shkëmbimin e përvojave me institucionet financiare gjermane dhe rritjen e qëndrueshmërisë së sistemit të sigurimit të...