3.7 C
Zurich
Tuesday, January 27, 2026
spot_img
spot_img

Ambasadori Rexhep Demiri uron Kryesinë e re të Shoqatës Humanitare “Medvegja” në Zvicër

Duhet ti lexosh

Nga Dashnim HEBIBI, Bernë

Ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Zvicër, Shkëlqesia e Tij z. Rexhep Demiri, përmes një telegrami urimi, ka përgëzuar Kryetarin, Kryesinë e re dhe të gjithë anëtarët e Shoqatës Humanitare “Medvegja”, si dhe mbarë medvegjasit që jetojnë dhe veprojnë në Zvicër, me rastin e zgjedhjes së Kryesisë së re.

Ambasadori Demiri, i njohur për lidhjet e tij të afërta me mërgatën shqiptare dhe për miqësinë e veçantë me medvegjasit, ka shprehur mbështetjen dhe vlerësimin e tij të vazhdueshëm për veprimtarinë e kësaj shoqate, e cila për më shumë se katër dekada ka qenë shembull i humanizmit, solidaritetit dhe angazhimit kombëtar.

Në mesazhin e tij, ambasadori thekson rëndësinë dhe kontributin e Shoqatës Humanitare “Medvegja”, duke nënvizuar se puna dhe veprimtaria e saj janë të njohura jo vetëm në Zvicër, por në të gjitha trevat shqiptare, përfshirë edhe Republikën e Maqedonisë së Veriut, ku jetojnë dhe veprojnë qytetarë me prejardhje nga Medvegja.

“Me gjithë zemër ju uroj punë të mbarë Kryesisë së re, shëndet dhe mbarësi në vazhdimin e misionit tuaj fisnik. Kontributi i Shoqatës Humanitare ‘Medvegja’ ndër katër dekada është i njohur gjerësisht dhe përbën një imazh të denjë edhe për shtetin zviceran,” thuhet ndër të tjera në mesazhin e ambasadorit.

Ambasadori Demiri ka vlerësuar edhe rolin e njerëzve të përkushtuar që kanë vepruar në themelet e shoqatës, duke i cilësuar ata si individë të devotshëm ndaj bamirësisë, çështjes kombëtare dhe paqes. Një vlerësim i veçantë i është bërë kryetarit të rizgjedhur, z. Zenel Neziri, si dhe kontributit të familjes Selmani, në veçanti z. Fadil Selmani, me të cilin ambasada ka pasur bashkëpunim të vazhdueshëm dhe të frytshëm.

Po ashtu, ambasadori ka theksuar se zhvillimi i veprimtarive kulturore dhe artistike nga ana e shoqatës e bën atë edhe më të fuqishme, gjithëpërfshirëse dhe me ndikim pozitiv në jetën shoqërore të mërgatës.

Në përfundim, Shkëlqesia e Tij shpreh gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit edhe në të ardhmen, jo vetëm në fushën e bamirësisë, por në të gjitha aspektet pozitive të jetës shoqërore dhe komunitare.

Mesazhi mbyllet me fjalë respekti dhe përzemërsie nga ambasadori:

Rexhep Demiri
Ambasador i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Zvicër, transmeton helveticALforum.ch

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme