4.3 C
Zurich
Tuesday, January 27, 2026
spot_img
spot_img

Shefi i Misionit Konsullor uron Kryesinë e re të Shoqatës Humanitare “Medvegja”

Duhet ti lexosh

Fully, 27 janar 2026 – Shoqata Humanitare “Medvegja”, me seli në Fully të Zvicrës, e njohur me veprimtaritë humanitare dhe kombëtare në shërbim të atdheut edhe ate me 43 vite angazhim të plotë shpirtëror, vazhdon pa u ndalur me angazhimin e saj të pandërprerë. Kontributi i kësaj shoqate është dëshmuar ndër vite përmes veprimeve konkrete, ndërsa puna e saj është dokumentuar edhe në monografinë e pasur me procesverbale dhe shkrime historike, me autorë PhD Llukman Halili dhe PhD Dashnim Hebibi. Shoqata ka pasur, ka dhe do të ketë veprimtari të dëshmuara edhe në të ardhmen.

Me këtë rast, siç mëson helveticALforum.ch, telegrame urimi kanë ardhur nga shumë anë, duke reflektuar respektin dhe vlerësimin e gjerë për punën dhe rolin e shoqatës.

Një telegram urimi ka dërguar edhe Shefi i Misionit Konsullor të Republikës së Kosovës në Cyrih, z. Vigan Berisha, i cili ndër të tjera ka shkruar:

“I nderuar Kryetar, z. Zenel Neziri,

e nderuar Kryesi e re e Shoqatës Humanitare ‘Medvegja’,

Ju shpreh urimet e mia më të sinqerta me rastin e zgjedhjes suaj. Ju uroj suksese në ushtrimin e detyrës dhe punë të mbarë në vazhdimin e angazhimit tuaj kombëtar, humanitar dhe shoqëror.

Me respekt,

Vigan Berisha

Shef i Misionit Konsullor

Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih.”

Ky urim institucional vlerëson kontributin e Shoqatës Humanitare “Medvegja” dhe shpreh mbështetje për vazhdimin e misionit të saj fisnik në shërbim të komunitetit dhe çështjes kombëtare në përgjithësi, transmeton helveticALforum.ch

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme