Nga sektori për informim i Ansamblit

Ka mbrëmje që nuk mbesin vetëm kujtim. Ato shndërrohen në histori. Një e tillë ishte edhe kjo ngjarje letrare e kulturore, ku fjala, kënga, vallja dhe flamuri u bënë një. Promovimi i dy librave “Udhëtim drejt rrënjëve” dhe “Dritëhijet e një rrugëtimi diplomatik”, nga autorët Prof.Dr. Dashnim Hebibi dhe Florim Useini ishte shumë më tepër se një akt letrar. Ishte një mbrëmje emocionesh, krenarie dhe reflektimi kombëtar.
Ansambli “TROJET“ pati nderin dhe privilegjin historik të jetë pjesë e kësaj mbrëmjeje, jo vetëm si performues artistik, por si bartës emocionesh dhe simbolesh kombëtare. Prania e ansamblit u shndërrua në një urë lidhëse mes brezave, mes artit dhe historisë, mes së kaluarës dhe së tashmes.
Emocion që nuk perseritet ishte momenti i dhënies së flamurit kombëtar pasardhësit të Ismail Qemajlit z. Bej Vlora.
Gjërat rrjedhen vet nuk ishte një veprim i planifikuar formalisht, por një akt i lindur nga emocionet e çastit, nga ndjenja e thellë e respektit dhe krenarisë që përshkoi gjithë anëtarët e ansamblit.

Nga anëtarët pjesmares ne skenë pas performances artistike, flamuri iu dorëzua në emër të 112 anëtarëve dhe prindërve të Ansamblit „TROJET“, si shenjë nderimi, besimi dhe vazhdimësie historike.
Në atë moment, fjala u bë e vogël.
Flamuri foli vetë. Ai u bë simbol i sakrificës dhe çëndereses së lirisë dhe i rrugës që na ka sjellë deri këtu. Dhurata e ç’muar, dhënja e simbolet me të shenjët , dhurata e flamurit tek Bej Vlora , nuk ishte vetëm një gjest ceremonial, por një akt me peshë të fortë historike dhe emocionale. Ishte një lidhje e drejtpërdrejtë mes brezit që shpalli pavarësinë dhe brezave që sot e mbajnë gjallë frymën kombëtare në diasporë.
Për Ansamblin „TROJET“, ky çast u shndërrua në akt historik, në një kujtim që do të jetojë gjatë.
Brezi i ri i ansamblit „TROJET“ u përfaqësua ne skenë me dinjitet nga solistja Eliza Zeqiri, e cila interpretoi këngën “Nëntori”, duke sjellë emocion të pastër dhe ndjenjë atdhedashurie.
Brezi i mesëm shkëlqeu me vallen “Suitë Kosovare”, interpretuar nga Donjeta Gashi, Ensar Morina, Leotrim Gashi, Nora Tahiri, Eriona Morona dhe Edona Kurtishi.
Më pas, solistja Marisa Murtezi me këngën “Baresha” i dha skenës ngrohtësi dhe ndjeshmëri të veçantë.
Brezi më i moshuar i ansamblit u përfaqësua me krenari nga lahutisti i këngëve kreshnike Shaqir Dema, i njohur për të gjithë si Baca Shaqë, një figurë që mban gjallë kujtesën dhe rrënjët tona.
Pjesë e kësaj mbrëmjeje nga ansambli „TROJET“ishin edhe kryetari Zeqë Gashi, sekretari Taip Zeqiri, përfaqësuesja e grave të ansamblit z.Sherife Zeqiri dhe anëtarja Merlina Murtezi e cila relizoj Foto .
Prania e ansamblit „TROJET“ nuk ishte vetëm nder, por edhe privilegj historik të performojmë para bashkatdhetarëve, krijuesve, korit diplomatik dhe veprimtarëve të shquar për atdheun, e veçanërisht para pasardhësit të Ismail Qemal ,Bej Vlorës.

Një emocion tjeter i veçantë përshkoi sallën kur Ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Zvicër, z. Rexhep Demiri u nderua me librin “Rexhep Demiri – Dritëhijet e një rrugëtimi diplomatik”.
Ky libër ishte një nga surprizat më te pelqyra të mbrëmjes, duke sjellë emocione të forta dhe lot gëzimi, si tek vetë ambasadori, ashtu edhe tek autorët dhe të pranishmit.

Po atë natë, Ambasadori z.Rexhep Demiri u shpall edhe “Ikona e Diasporës Shqiptare”, një vlerësim me peshë të lartë morale dhe kombëtare për kontributin e tij ndër vite në shërbim të diasporës dhe çështjes kombëtare.
Ky çmim iu dorëzua nga z. Darling Vlora te ambasadori Rexhep Demiri , i dhënë këtij momenti një domethënie edhe më të thellë historike.
E gjithë mbrëmja, e udhëhequr me përkushtim nga autori i shum librave Prof.Dr.Dashnim Hebibi dhe autor Florim Useini, u realizua me emocion, krenari dhe respekt për librin, kulturën dhe kombin.
Çdo detaj kishte rolin dhe domethënien e vet.

Në fund, dëshirojmë të shprehim falënderime të përzemërta për të gjithë anëtarët pjesëmarrës të Ansamblit „TROJET“ dhe për prindërit, të cilët me përkushtimin dhe mbështetjen e tyre i dhanë shpirt kësaj mbrëmjeje artistike. Kontributi i secilit ishte vlerë e shtuar dhe dëshmi e dashurisë për kulturën dhe atdheun.
Falënderimi ynë i veçantë dhe i përzemërt është për miqtë tanë, për ftesën dhe nderin e madh që na bënë ne ansamblit „TROJET“ z. Dashnim Hebibi , dhe Florim Useinu dy emra të çmuar të librit dhe mendimit shqiptar, të cilët me këtë mbrëmje krijuan një hapësirë bashkimi, reflektimi dhe krenarie kombëtare. Mirënjohje edhe për r të gjithë miqtë e tjerë që ishin pranë nesh dhe e bënë këtë ngjarje edhe më domethënëse.

Kjo mbrëmje nuk harrohet. Ajo hyn në histori si një dëshmi e gjallë se kur bashkohen libri, kultura dhe flamuri, lindin momente që mbeten përjetë në kujtesën tonë kolektive. / HelveticALforum.ch
( Foto nga Daut Luboja, mjeshtër)




