1.7 C
Zurich
Sunday, January 25, 2026
spot_img
spot_img

Infantino: Kupën e Botës do ta dorëzojmë bashkë me presidentin e SHBA-së

Duhet ti lexosh

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e priti Gianni Infantinon me pompozitet para kamerave, duke e cilësuar si “mbretin e futbollit” dhe “mbretin e sportit”.

Kreu i FIFA-s iu përgjigj komplimenteve në të njëjtën frymë gjatë fjalimit të tij në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, ku paralajmëroi se verën e ardhshme do t’ia dorëzojë Kupën e Botës ekipit kampion në krah të presidentit amerikan.

Ky njoftim rikujton një skenë të ngjashme pas Kupës së Botës për Klube të verës së kaluar, kur Trump ia dorëzoi personalisht trofeun Chelsea-t pas triumfit ndaj PSG-së.

Infantino e shfrytëzoi rastin për të zgjeruar mesazhin përtej futbollit, duke theksuar se, ndonëse bota është e ndarë, FIFA promovon paqen dhe besimin, ndërsa Shtetet e Bashkuara, sipas tij, janë të gatshme të mirëpresin gjithë botën./BS

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme