3.3 C
Zurich
Sunday, January 25, 2026
spot_img
spot_img

Gërvalla–Fidan diskutojnë bashkëpunimin rajonal në kuadër të Platformës së Paqes së Ballkanit

Duhet ti lexosh

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, ka zhvilluar sot në Stamboll një takim me Ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan.

Takimi u mbajt në margjinat e Takimit të Dytë të Ministrave të Jashtëm të Platformës së Paqes së Ballkanit (Balkan Peace Platform II), i cili po zhvillon punimet sot në Stamboll, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të lartë diplomatikë nga rajoni.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Turqisë, gjatë takimit u diskutuan çështje me interes të përbashkët, forcimi i bashkëpunimit rajonal, si dhe zhvillimet e fundit politike dhe të sigurisë në Ballkan.

Ky takim konfirmon vazhdimin e dialogut dhe koordinimit diplomatik mes Kosovës dhe Turqisë në funksion të stabilitetit, paqes dhe bashkëpunimit në rajon, transmeton rtk.

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme