4.1 C
Zurich
Wednesday, January 21, 2026
spot_img
spot_img

Shaqiri, krenaria e Bazelit: shpallet Sportisti i Vitit 2025

Duhet ti lexosh

Futbollisti me origjinë nga Kosova, Xherdan Shaqiri, ka marrë një tjetër vlerësim të rëndësishëm në karrierën e tij, duke u shpallur “Sportisti i Vitit 2025 i Bazelit”. Çmimi u nda në kuadër të ceremonisë prestigjioze “Basler Sport-Champions 2025”, e cila u mbajt të hënën mbrëma në St. Jakobshalle.

Sipas njoftimit zyrtar të klubit FC Basel 1893, Shaqiri u vlerësua për kontributin e tij të jashtëzakonshëm si kapiten dhe figurë kyçe në suksesin e ekipit kampion, si dhe për lidhjen e tij të fortë me rajonin e Bazelit. Paraqitjet vendimtare dhe roli udhëheqës i tij gjatë sezonit e bënë Shaqirin një zgjedhje unanime për këtë çmim individual.

Mbrëmja festive ishte veçanërisht e suksesshme për FC Basel 1893, pasi përveç çmimit për Shaqirin, klubi u shpall edhe “Ekipi i Vitit 2025 i Bazelit”. Ky vlerësim konfirmon dominimin e skuadrës në skenën sportive lokale dhe suksesin e një sezoni të jashtëzakonshëm.

Klubi zviceran e cilësoi këtë arritje si një sukses të dyfishtë dhe dëshmi të punës së palodhur të ekipit dhe stafit teknik, me Shaqirin në krye si lider dhe simbol i fitores, transmeton rtk.

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme