BallinaSportiGranit Xhaka gëzon tifozët me autografe në stërvitjen në Letzigrund të Zurich-ut

Granit Xhaka gëzon tifozët me autografe në stërvitjen në Letzigrund të Zurich-ut

Kombëtarja e Zvicrës po përgatitet maksimalisht për ndeshjet e Ligës A të Kombeve.

Dy ditë para ndeshjes së Ligës së Kombeve kundër Serbisë, futbollisti Granit Xhaka gëzon tifozët me autografe në stërvitjen në Letzigrund të Zurich-ut.

“Pavarësisht temperaturave të ftohta, kapiteni i kombëtares rezulton të jetë nënshkruesi më i zellshëm i autograve.

Mbi 500 fëmijë presin në të ftohtë për një orë derisa lojtarët të kapin një stilolaps dhe të përdorin fytyrat e tyre për selfie të panumërta”, shkruan mes të tjera medkiumi zviceran “20min”.

“Zoti Xhaka, zoti Xhaka”, bërtet një adoleshent dhe mes një përzierje magjepsjeje dhe dëshpërimi.

“Më duhej të prisja kaq gjatë për të të parë”.

Përulësia dhe durimi i tij shpërblehen me një autograf në këpucët e tij të futbollit dhe një foto.

Një tjetër adoleshent nga Zurich-t, e pyet: “Grasshoppers apo FC Zurich?” Xhaka qeshë dhe, si ish-lojtar i FC Baselit, përgjigjet shpejt: “Basel!”. K.GOCA

 

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

PDK-ja vendos mesazh para ulëseve të VV-së: “Respektoni Kushtetutën”

0
Deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Aleancës janë paraqitur sot në sallën e Kuvendit të Kosovës, një ditë pasi është kërkuar vazhdimi...

KOHË MODERNE