-1.6 C
Zurich
Tuesday, January 20, 2026
spot_img
spot_img

Kurti takon në Davos ministrin e tregtisë së Kanadasë

Duhet ti lexosh

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, po merr pjesë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës.


Atje ai ka zhvilluar një takim me Ministrin e Tregtisë Ndërkombëtare të Kanadasë, Maninder Sidhu.

Përmes një postimi në platoformën X, Kurti bëri të ditur se në këtë takim u diskutuan mundësitë për forcimin e marrëdhënieve tregtare ndërmjet Kosovës dhe Kanadasë, veçanërisht në sektorin e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit, si dhe në industrinë e minierave.

Kurti shkroi se Kanadaja mbetet një aleate e rëndësishme e Kosovës dhe shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme ndaj vendit./BS

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme