-0.3 C
Zurich
Monday, January 19, 2026
spot_img
spot_img

Senegali në festë, kampion i Kupës së Kombeve të Afrikës

Duhet ti lexosh

Senegali është kampioni i ri i Kupës së Kombeve të Afrikës, pas një finaleje dramatike dhe tejet emocionuese ndaj Marokut.

Kombëtarja senegaleze triumfoi me rezultat 1:0 pas 120 minutave lojë, duke kurorëzuar një rrugëtim të madh drejt trofeut.

Finalja ishte drithëruese deri në sekondat e fundit. Maroku pati rastin më të artë për të vendosur fatin e ndeshjes në minutën e 90+24, por Brahim Diaz dështoi nga pika e bardhë e penalltisë, duke humbur mundësinë e një triumfi historik.

Pas barazimit në kohën e rregullt, ndeshja shkoi në vazhdime dy herë nga 15 minuta. Aty, heroi i Senegalit u bë Pape Gueye, i cili realizoi golin vendimtar në minutën e 94-të, duke ndezur festën e madhe të senegalezëve.

Senegali shpërtheu në gëzim, ndërsa Maroku mbeti në lot, duke lëshuar një rast të artë për trofeun kontinental.

Finalja u zhvillua në Rabat, përpara më shumë se 60 mijë shikuesve, të cilët krijuan një atmosferë spektakolare.

Duhet theksuar se ngjau një rast i paprecedent gjatë finales.

Në sekondat e fundit të 90 minutëshit u akordua penallti për Marokon.

Trajneri i Senegalit ftoi gjithë lojtarët e tij që të largohen nga fusha si shenj proteste.

Ish-lojtari i Liverpoolit, Sadio Mane ishte kundër trajnerit të tij dhe ishte i vetmi që qëndroi në fushë.

Më pas ai ftoi gjithë bashkëlojtarët për të dalë në fushë dhe për të “luftuar” deri në fund.

“Dilni, do luajmë si burrat”, janë fjalët e Mane-s./K.Goca/BS

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme