1.5 C
Zurich
Thursday, January 15, 2026
spot_img
spot_img

Elitat politike dhe paqja rajonale: Takimi i ambasadorit Berishaj me ish-Presidentin Mesić

Duhet ti lexosh

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Kroaci, prof. dr. Martin Berishaj, ka zhvilluar një takim të rëndësishëm pune me ish-Presidentin e Kroacisë, Stipe Mesić, takim i cili është vlerësuar si domethënës për reflektimin mbi zhvillimet aktuale politike në rajon dhe perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor.

Siç mëson helveticALforum.ch, ambasadori Berishaj e ka cilësuar këtë takim si një bisedë të hapur, të këndshme dhe thelbësore, gjatë së cilës janë trajtuar në mënyrë të detajuar dinamika politike rajonale, sfidat e sigurisë, stabiliteti afatgjatë dhe rruga evropiane e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Në qendër të diskutimit ishte rëndësia e dialogut politik si instrument kyç për tejkalimin e tensioneve, si dhe nevoja për bashkëpunim të sinqertë dhe konstruktiv ndërmjet shteteve të rajonit. Të dy bashkëbiseduesit theksuan se pa një angazhim të përgjegjshëm të elitave politike, ndërtimi i paqes së qëndrueshme dhe i marrëdhënieve të mira fqinjësore mbetet një sfidë e vështirë.

Ish-Presidenti Mesić, duke u bazuar në përvojën e tij të gjatë shtetërore dhe politike, ndau vlerësime dhe këshilla të çmuara mbi domosdoshmërinë e një qasjeje realiste, gjithëpërfshirëse dhe qartësisht evropiane ndaj çështjeve të hapura në Ballkanin Perëndimor. Ai nënvizoi se stabiliteti rajonal dhe integrimi evropian janë procese të ndërlidhura ngushtë dhe kërkojnë vullnet politik, përgjegjësi dhe vizion afatgjatë.

Takimi u zhvillua në një frymë konstruktive dhe miqësore, duke konfirmuar rëndësinë e dialogut ndërinstitucional dhe të shkëmbimit të përvojave si elemente kyçe për forcimin e paqes, sigurisë dhe bashkëpunimit rajonal./HelveticALforum.ch

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme