0.5 C
Zurich
Wednesday, January 14, 2026
spot_img
spot_img

UP-ja synon ta rinovojë dhe rifunksionalizojë sallën e kujtesës dhe historisë

Duhet ti lexosh

Universiteti i Prishtinës e ka prioritet funksionalizimin e „Sallës së Kuqe”, hapësirës ku u organizuan shumë aktivitete për zhvillimin e arsimit të lartë dhe të mirën e përgjithshme të vendit.

Salla synohet të shndërrohet në një hapësirë moderne dhe multifunksionale dhe të jetë në shërbim të studentëve dhe profesorëve të UP-së e përtej.

„Salla e Kuqe”, që dikur lidhte mes vete objektet e dy fakulteteve: Fakultetin e Filologjisë dhe Fakultetin Filozofik, aktualisht ndodhet në gjendje jo të mirë. Sot ,,Salla e Kuqe” u vizitua nga rektori i Universitetit të Prishtinës, prof. Arben Hajrullahu bashkë me prorektorin për mësimdhënie, çështje të personelit akademik dhe botime, prof. Adem Beha.

Drejtuesit e UP-së u shoqëruan nga prodekanët për financa dhe infrastrukturë të Fakultetit të Filologjisë dhe Fakultetit Filozofik, prof. Remzie Shahini-Hoxha dhe prof. Arsim Sinani. Të pranishëm ishin edhe zyrtari i UP-së Nexhat Gashi dhe sekretarët e këtyre dy fakulteteve, Emanuel Gjoleka dhe Jeton Hyseni.

Gjatë kësaj vizite u përcaktuan hapat që do të çojnë drejt rinovimit të sallës, duke nisur me përgatitjet fillestare, krijimin e një komisioni për zhvlerësimin e gjërave të papërdorshme dhe një plan të detajuar arkitektonik se si do të duket salla në të ardhmen.

„Salla e Kuqe” e Universitetit të Prishtinës ka edhe vlera dokumentare e historike. Në të, mes tjerash, gjatë viteve ’70 u zhvilluan konsultat e Komisisë Letrare të Kosovës për unifikimin e gjuhës shqipe para Kongresit të Drejtshkrimit të vitit 1972, transmeton UP.

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme