Sipas asaj që raporton helveticALforum.ch, Ambasadori i Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, z. Ilir Dugolli, ka zhvilluar një takim të rëndësishëm në Washington me Kongresisten amerikane Anna Paulina Luna.
Ambasadori Dugolli shprehu kënaqësinë për takimin me Kongresisten Luna, gjatë të cilit u diskutuan marrëdhëniet e ngushta dhe strategjike ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së. Në fokus të bisedimeve ishin gjithashtu zhvillimet e fundit politike dhe të sigurisë në rajon, si dhe roli i rëndësishëm i Shteteve të Bashkuara në ruajtjen e stabilitetit dhe paqes në Ballkanin Perëndimor.
Takimi u vlerësua si një hap domethënës në forcimin e bashkëpunimit dypalësh dhe në thellimin e mbështetjes amerikane për Kosovën, veçanërisht në çështjet që lidhen me sigurinë, demokracinë dhe integrimet euroatlantike.
Ambasadori Dugolli ritheksoi përkushtimin e Kosovës për partneritet të qëndrueshëm me SHBA-në, ndërsa Kongresistja Luna shprehu interesimin e saj për të qenë e informuar mbi zhvillimet në Kosovë dhe rajon, duke theksuar rëndësinë e dialogut dhe stabilitetit afatgjatë, transmeton helveticALforum.ch




