Trajneri i Barcelonës, Hansi Flik, ka vazhduar ecurinë e tij mbresëlënëse të karrierës në ndeshjet finale që kur është ulur të drejtojë në pankinë. Gjermani rezulton se është 100% fitues në ndeshje të tilla duke u konfirmuar një mjeshtër i sfidave ku vendoset trofeu. Ai ka fituar të 5 finalet në të cilat ka marrë drejtuar si trajner i Bajern Mynih: Liga e Kampioneve, Botërori i Klubeve, Supërkupa e Europës, Kupa e Gjermanisë dhe Superkupa e Gjermanisë.
Këtyre u shtohen edhe 3 finalet e fituara me Barcelonën në po aq ndeshje të luajtura: Kupa e Mbretit dhe 2 Superkupa të Spanjës./BS




