Situata epidemiologjike është rënduar, pasi qarkullojnë paralelisht disa viruse. Instituti i Shëndetit Publik njofton se mutacioni K i virusit A të gripit nuk është izoluar ende, ndërsa ka transmetueshmëri të lartë dhe ka tejmbushur spitalet, siç raportohet edhe në vendet fqinje.
Italia ka arritur pikun e gripit, me urgjenca të mbushura dhe pacientë në korridore. Në ISHP janë kryer 1,700 analiza që nga tetori, dhe ekzistojnë aparatura për identifikimin e viruseve, por jo të gjithë pacientët janë testuar.
Ekspertët bëjnë thirrje për vaksinim, sidomos për personat me sëmundje kronike, pasi gripi mund të shkaktojë komplikacione të rënda. Aktualisht qarkullojnë A/H1N1, A/H3N2, virusi respirator sincicial te foshnjat, COVID-19 dhe viroza të tjera, që përkeqësojnë gjendjen e pacientëve, transmeton oranews.




