BallinaAtdheuPërmbytjet, Rama: Qytetarët do dëmshpërblehen për banesat dhe gjënë e gjallë

Përmbytjet, Rama: Qytetarët do dëmshpërblehen për banesat dhe gjënë e gjallë

-

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se qeveria do të qëndrojë pranë qytetarëve të prekur nga përmbytjet dhe se ato do të dëmshpërblehen qoftë për banesat e dëmtuara ashtu edhe për gjënë e gjallë që u prek nga kjo situatë e rëndë e reshjeve intensive.

Ai kujtoi gjithashtu se qeveria ka përballuar me dinjitet detyrimet e trashëguara nga qeverisjet e mëparshme, duke përmendur përmbytjet në zonën e Shkodrës, dhe theksoi se sfidat klimatike po bëhen çdo vit më të mëdha.

“Kur ne erdhën në qeveri, me malin e borxheve që na lanë trashëgim aleatët e shiut, ishte he nj pjesë nga përmbytjet e zonës së Shkodrës. I shlyem dhe nuk kemi hyrë më në asnjë borxh të kësaj natyre me njerëzit, por kem përballuar me dinjitet jo vetëm detyrimet me përmbytjet, dhe pse sfidat e klimës janë bërë më të mprehta. Siguroj qytetarët e prekur se do të qëndrojmë me dinjitet njerëzor, shtetëror dhe politik në çdo detyrim ndaj tyre, qoftë për banesat, qoftë për gjënë e gjallë”, tha Rama.

Rama tha se mobilizimi i strukturave shtetërore dhe bashkive do të vijojë pa ndërprerje deri në kapërcimin e situatës.

Kryeministri u bëri thirrje edhe deputetëve të shumicës që të jenë pranë njerëzve dhe të angazhohen në mbështetje të tyre gjatë përballimit të situatës emergjente.

“Puna intensive dhe mobilizimi i pandalur, 24 orë në të gjithë territorin, nga të gjitha strukturat e shtetit dhe bashkitë, do të vazhdojë pa ndërprerje deri në kapërcimin e kësaj situate. Dua t’u them të gjithë deputetëve të shumicës që të jenë të angazhuar pranë njerëzve dhe me njerëzit”, tha Rama, transmeton rtsh.

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Ambasadori Ylber Sela pret në Berlin drejtorin e Fondit për Sigurimin...

0
Takimi u fokusua në forcimin e diplomacisë ekonomike, shkëmbimin e përvojave me institucionet financiare gjermane dhe rritjen e qëndrueshmërisë së sistemit të sigurimit të...