BallinaAtdheuRikthehet pas 10 vitesh/ Nga sot lejohet gjuetia në Shqipëri

Rikthehet pas 10 vitesh/ Nga sot lejohet gjuetia në Shqipëri

-

Vendimi u formalizua dje me botimin e ligjit në Fletoren Zyrtare, duke hapur rrugën për fillimin e sezonit të gjuetisë sipas rregullave të përcaktuara nga autoritetet.

Kuvendi ka miratuar me 80 vota pro projektligjin e ri “Për gjuetinë”, i cili parashikon lejimin e këtij aktiviteti në zona të caktuara, në vend të zgjatjes së mëtejshme të ndalimit.

Ligji i ri përcakton rregulla të qarta për gjuetarët, sezonet e lejuara, si dhe zonat ku mund të zhvillohet aktiviteti, me qëllim ruajtjen e ekosistemit dhe biodiversitetit. Autoritetet bëjnë thirrje që qytetarët të respektojnë masat dhe të veprojnë sipas udhëzimeve për siguri dhe mbrojtje të natyrës.

Rikthimi i gjuetisë shënon një moment të rëndësishëm për komunitetet rurale që varen nga ky aktivitet, duke u mundësuar atyre të rifillojnë praktikat tradicionale nën mbikëqyrjen ligjore, transmeton oranews.

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

FAZ: Fitorja e Listës Studentore në Serbi mund të sjellë tensione...

0
Gazeta gjermane paralajmëron se qëndrimet nacionaliste të forcës fituese, veçanërisht ndaj Kosovës, si dhe orientimi drejt Rusisë dhe Kinës, mund ta vështirësojnë bashkëpunimin rajonal...