Ambasadori i Kosovës në SHBA, Agim Dugolli, ka zhvilluar një bisedë me senatorin amerikan Chris Van Hollen, duke theksuar rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve bilaterale dhe shqyrtimin e zhvillimeve të fundit në Ballkanin Perëndimor. Në postimin e tij, Dugolli vlerësoi mundësinë për një diskutim të thelluar mbi angazhimin e përbashkët për paqe, stabilitet dhe zhvillim në rajon. Ai theksoi se SHBA-të mbeten një partner i pazëvendësueshëm për Kosovën dhe përpjekjet për një të ardhme të qëndrueshme.
Potimi i plotë:
E çmova mundësinë për të zhvilluar një diskutim të thelluar dhe domethënës me senatorin Chris Van Hollen mbi marrëdhëniet Kosovë-SHBA dhe zhvillimet e fundit në Ballkanin Perëndimor./BS




