BallinaAtdheuFaleminderit, Turqi: Osmani konfirmon ardhjen e raketave antitank OMTAS në Kosovë

Faleminderit, Turqi: Osmani konfirmon ardhjen e raketave antitank OMTAS në Kosovë

-

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka publikuar në Facebook fotografi nga pranimi i sistemeve raketore anti-tank OMTAS, duke shkruar vetëm “Faleminderit, Turqi”.

Sistemet raketore OMTAS janë pjesë e armatimit modern të kontraktuar nga Kosova në dhjetor të vitit 2023 me prodhuesin shtetëror turk të industrisë së mbrojtjes, Roketsan.

Pranimi i këtij armatimi ishte bërë i ditur më herët nga ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ndërsa edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar lidhur me këtë zhvillim.

“Më të fortë, më të sigurtë: sistemi antitank turk OMTAS, pjesë e arsenalit të ushtrisë sonë|, ka shkruar Albin Kurti.

Ndërsa ministri Maqedonci ka thënë se kjo dërgesë ka qenë e kontraktuar me prodhuesin shtetëror turk Roketsan në dhjetor të vitit 2023.

“OMTAS (Orta Menzilli Tanksavar Silah) është një sistem modern raketor anti-tank me rreze të mesme veprimi, i zhvilluar për të neutralizuar mjete të blinduara moderne, përfshirë tanke me mbrojtje reaktive, si dhe fortifikata mbrojtëse ushtarake”, ka shkruar ai në facebook, transmeton rtk.

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Kur arkivat flasin, historia nuk mund të heshtë – Prof. Dr....

0
Përgatiti Dashnim HEBIBI Prof. Dr. Shkodran C. Imeraj, pas një viti hulumtim të pandërprerë, sjell një botim të veçantë mbi riatdhesimin e eshtrave të ushtarëve...