-2.5 C
Zurich
Monday, January 5, 2026
spot_img
spot_img

Osmani: Kosova fuqishëm përkrah SHBA-së dhe Trumpit kundër regjimit në Venezuelë

Duhet ti lexosh

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se Kosova qëndron fuqishëm përkrah Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Presidentit Donald Trump, duke mbështetur veprimet e tyre kundër asaj që ajo e ka cilësuar si “regjim narkoterrorist” në Venezuelë.

Në një postim në platformën X, Osmani theksoi se presidenti Trump ka qëndruar në anën e popullit të Venezuelës, duke u përballur me regjimin e Nicolás Maduro-s dhe duke mbrojtur jo vetëm SHBA-në, por edhe sigurinë globale nga kartelet e drogës dhe krimi i organizuar.

“Populli i Venezuelës meriton liri, demokraci dhe një të ardhme të sunduar nga ligji, jo nga frika. Narkoterrorizmi dhe sundimi autoritar përbëjnë kërcënim për paqen përtej kufijve kombëtarë”, ka shkruar Osmani.

Presidentja ka theksuar se Kosova e kupton mirë rëndësinë e vendosmërisë amerikane, duke rikujtuar se vetë liria e Kosovës është dëshmi e qartë e lidershipit të Shteteve të Bashkuara. Sipas saj, në një kohë kur SHBA po përballet me tiraninë në Venezuelë, komuniteti transatlantik duhet të qëndrojë i bashkuar rreth vlerave të përbashkëta demokratike dhe udhëheqjes amerikane.

“Kur Amerika udhëheq, ne qëndrojmë me krenari së bashku, sepse liria jonë kolektive varet nga kjo”, ka përfunduar Osmani, transmeton rtk.

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme